⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.12 ▲0.03%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▲ +1.92% ETH $2,323 ▲ +2.48% XRP $1.2832 ▲ +2.16% SOL $93.1500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fluks i lartë automjetesh në Elbasan, Policia Rrugore shton kontrollet

Elbasani po përballet me trafik të rënduar dhe radhë kilometrike, veçanërisht në aksin Elbasan-Tiranë dhe në hyrje-daljet e qytetit. Policia Rrugore ka shtuar kontrollet, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë ndëshkuar rreth një mijë e tetëqind drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Elbasani po përballet prej ditësh me një fluks të shtuar automjetesh, veçanërisht në hyrje-daljet e qytetit.

Situata bëhet edhe më e rënduar gjatë fundjavës, kur në autostradën Elbasan-Tiranë krijohen radhë kilometrike, kryesisht në zonën e Hinkës, rrethrrotullimit të Shijonit dhe Bradasheshit. Fluksi i lartë lidhet edhe me lëvizjet e automjeteve që përshkojnë Elbasanin në drejtim të juglindjes dhe jugut të vendit.

Për të shmangur bllokimet dhe për të garantuar vijueshmërinë e qarkullimit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren dhe monitorimin në akset që konsiderohen problematike.

Tiranë-Elbasan, Elbasan-Qafë Thanë dhe Tiranë-Rrogozhinë janë ndër akset ku policia thotë se monitorimi është i vazhdueshëm.

Por trafiku nuk është e vetmja problematikë. Në rrugët e Elbasanit vijojnë të konstatohen edhe shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa parakalimet e gabuara mbeten ndër shkeljet më të rrezikshme të evidentuara nga efektivët.

Pavarësisht ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe forcimit të masave ndëshkuese, numri i drejtuesve që vijojnë të rrezikojnë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës mbetet i lartë. Vetëm gjatë javës së fundit, rreth 1800 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa 3 prej tyre kanë humbur lejen e drejtimit.

Me fluksin e automjeteve që pritet të vijojë të jetë i lartë, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të shmangin manovrat e rrezikshme. Monitorimi i akseve kryesore do të vijojë 24 orë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.