SPANJË – Pak ditë pas përplasjes vdekjeprurëse të trenit jep dorëheqjen ministri i Trasportit
– Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, ka dhënë dorëheqjen – gjashtë ditë pas përplasjes së trenave me shpejtësi të lartë, ku humbën jetën të paktën 69 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, shkruan BBC.
Ai e bëri të ditur vendimin e tij në Kongres, pasi dha dëshmi lidhur me katastrofën e së mërkurës së kaluar pranë qytezës Urda, në jug të kryeqytetit Madrid, ku një tren u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër që qëndronte i palëvizshëm.
“Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle serioziteti brenda më pak se një viti,” tha ai – duke iu referuar përplasjes së janarit në të njëjtën linjë, e cila la pas 46 të vdekur.
Aksidenti i javës së kaluar ishte një nga katastrofat hekurudhore më të rënda në historinë moderne të Evropës, si dhe aksidenti më i rëndë në Spanjë që nga viti 2013.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.