☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.76 ▲1.59%
ARI 4,504 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,871 ▲ +0.16% ETH $2,152 ▼ -0.25% XRP $1.3994 ▼ -0.96% SOL $90.9800 ▼ -0.25%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.76 ▲1.59 % ARI 4,504 ▼1.06 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.76 ▲1.59 % ARI 4,504 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fluturimet direkte Hungari-Shqipëri, Ekonomi: Rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe turistik

Shqipëria dhe Hungaria janë të gatshme të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre, pasi nisja e fluturimeve direkte Hungari – Shqipëri dhe anasjelltas nga kompania Wizzair, do t’i shërbejë këtij qëllimi.

Ky ishte qëndrimi i përbashkët mes ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Samitit 16+1 të nivelit të lartë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, në Riga të Letonisë.

Të dy ministrat gjatë bashkëbisedimit vunë re se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tregojnë rritje.  Të dhënat për volumin e tregtisë në 2015 u rritën me 41% krahasuar me 2014. Ndërsa në muajt e parë të 2016 u shënua një rritje me 26%. Aktualisht në Shqipëri, tha ministrja Ekonomi, operojnë 43 biznese hungareze, por ky numër duhet të rritet pasi Shqipëria është një vend plot mundësi në të bërit biznes.

Ministrja Ekonomi e vlerësoi si një zhvillim të rëndësishëm hapjen e zyrës së përfaqësimit nga “National Trading House i Hungarisë” në Tiranë, me qëllim eksplorimin e mundësive të reja të tregut dhe nxitjen e tregtisë së jashtme ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.

Nisjen e fluturimeve direkte Budapest – Tiranë tremujorin e parë të 2017 nga kompania Wizzair, ministrja Ekonomi e quajti një zhvillim të rëndësishëm për dy vendet, që do t’i shërbejë bashkëpunimit ekonomik dhe turistik me përfitime të ndërsjella.

Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtinë në emër të qeverisë hungareze ritheksoi mbështetjen për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të dy vendet, tha ai, duhet të intensifikojnë bashkëpunimin mes vetë bizneseve dhe dhomave të tregtisë, përfshi promovimin në fushën e turizmit. Në takim, Péter Szijjártó u shpreh se Hungaria do të vijojë të mbështesë me bursa studimi 20 studentë shqiptarë.

Të dy ministrat diskutuan edhe për organizimin e “Javës së Trashëgimisë Kulturore” në vendet respektive, ku të përfshihen shfaqje të ansambleve popullore, ekspozita të kostumeve popullore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, artizanatit, kulinarisë, veglave popullore, sfilata të kostumeve tradicionale, prodhim filma dokumentarë me temë nga trashëgimia kulturore.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për vijimin e asistencës nga pala hungareze, për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të ujërave si dhe atë të aviacionit civil. Në fund të takimit u ra dakord edhe për krijimin e kushteve të nevojshme për binjakëzimin e Krujës me qytetin Eger në Hungari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.