☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.27 ▲2.45%
ARI 4,635 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,028 ▲ +2.58% ETH $2,113 ▲ +2.34% XRP $1.3260 ▲ +0.81% SOL $81.9300 ▲ +1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.27 ▲2.45 % ARI 4,635 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

FMN: Largimi i Britanisë nga BE-ja, do çonte vendin potencialisht në recession

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Christine Lagarde tha sot se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të paraqiste një “rrezik negativ të konsiderueshëm ” dhe do ta çonte vendin potencialisht në recession.

“Shumica e analizave ekonomike që janë kryer arrijnë në përfundimin se largimi nga BE-ja do të ishte i kushtueshëm në aspektin afatgjatë”, tha Lagarde në një konferencë për shtyp sot në Londër. “Ka gjithashtu një rrezik për një reagim negativ të tregut në se Britania voton për t’u larguar nga BE-ja, indikimet e së cilit mund të jenë veçanërisht të rënda.”

Ajo shpjegoi se goditja për ekonominë britanike mundet që të variojë nga “shumë keq në shumë, shumë keq.”

FMN-ja lëshoi një deklaratë paralajmëruse në fillim të vitit duke thënë se Britania rrezikon të bjerë në një dobësim të vetë-shkaktuar ekonomik dhe rënie të çmimeve të banesave dhe aksioneve nëse votuesit zgjedhin të largohet nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

FMN-ja i bashkohet një liste të gjatë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare të shqetësuara për pasojat ekonomike të daljes së Britanisë nga blloku i BE-së. Ish-shefat e NATO-s thanë në një letër drejtuar gazetës Daily Telegraph se e ashtuquajtura Brexit do të ndihmonte armiqtë e Perëndimit “dhe do të çonte padyshim në një humbje të influencës britanike në një kohë kur “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar ndaj kërcënimeve të përbashkëta. ”

Presidenti Obama i ka bërë gjithashtu thirrje Britanisë të qëndroj në BE, duke thënë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin David Cameron në Londër muajin e kaluar se anëtarësimi i vendit mund ta bëj Britaninë “një lojtare më të vlefshme.” Vetë kryeministri David Cameron ka paralajmëruar kundër daljes,duke cituar arsye të sigurisë dhe ato ekonomike.

“Izolimi nuk i ka shërbyer asnjëherë këtij vend,” tha kryeministri. “Prova është e qartë -. Ne do të jetë më mirë në BE, dhe më të varfër në qoftë se largohemi”.

Britanikët janë të ndarë në çështjen nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga BE-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.