FMN: Lufta në Iran rrezikon të shtojë urinë globale me 45 milionë njerëz
Konflikti në Lindjen e Mesme mund të çojë rreth 45 milionë njerëz në situatë pasigurie ushqimore, me rrezikun që kjo shifër të rritet edhe më tej, paralajmëroi sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Drejtuesja e FMN-së shtoi se institucioni pret një kërkesë shtesë për mbështetje nga vendet anëtare, diku mes 20 dhe 50 miliardë dollarë, në kufirin më të ulët nëse armëpushimi vazhdon”.
Georgieva i bëri këto komente gjatë fjalimit të saj tradicional që shënon hapjen e takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të planifikuara në Uashington nga e marta deri të premten.
“Ajo do të kishte qenë më e rëndë pa politikat solide të shumicës së ekonomive në zhvillim (…) dhe ne kemi burimet e nevojshme për t’u përballur me këtë goditje”, u shpreh ajo, duke tentuar të japë një mesazh qetësues.
Megjithatë, rritja e fortë e çmimeve të energjisë dhe ndërprerjet në furnizimin me naftë, gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe plehra kimike mund të shkaktojnë pasiguri ushqimore për të paktën 45 milionë njerëz, duke e çuar numrin total të të uriturve në mbi 360 milionë në mbarë botën.
Sipas saj, edhe në skenarin më të mirë, nuk pritet një kthim i qartë dhe i shpejtë në situatën para fillimit të konfliktit.
FMN pritet të publikojë të martën një version të përditësuar të raportit për ekonominë globale (WEO), i cili do të marrë parasysh ndikimin e konfliktit.
Për shkak të pasigurisë, raporti do të përfshijë disa skenarë – nga një normalizim relativisht i shpejtë i situatës, deri te një skenar ku çmimet e naftës dhe gazit mbeten të larta për një kohë të gjatë dhe efektet negative përhapen në ekonomi./ /Ad.Ab./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.