☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,645 ▲ +0.16% ETH $2,158 ▲ +0.96% XRP $1.4394 ▼ -0.59% SOL $90.1800 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN për koncesionet: Kujdes me rreziqet që paraqesin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë për herë të parë publik qëndrimin zyrtar mbi koncesionin e TVSH-së. Përfaqësuesi rezident i Fondit tha në një intervistë për Top Channel se ky është një projekt për të cilin FMN i ka dhënë komentet dhe këshillat e saj qeverisë.

“Ne kishim dy pika kryesore; së pari që ky mund të mos jetë prioriteti më i lartë i reformës në Drejtorinë e Tatimeve. Ai do të japë disa përfitime, si për shembull të dhëna shtesë, por ka reforma që për ne janë më urgjente se kjo. Së dyti, nuk ishte e dukshme që formula e ndarjes së të ardhurave, që është pjesë e këtij partneriteti, është ajo më e leverdishmja për qeverinë në termat e financimit”, thotë FMN.

Jo vetëm në rastin e projektit të TVSH-së, por edhe në nismat e tjera, FMN i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë një analizë më të detajuar kur jep koncesione.

“Partneriteti publik-privat dhe koncesionet janë një formë financimi për investimet publike. Ne duam të jemi të sigurtë që qeveria ka një kuptim të plotë për rreziqet apo detyrimet që mund të lindin në të ardhmen dhe të mund të analizojë përshtatshmërinë e PPP-ve apo koncesioneve në krahasim me format e tjera të financimit”, sqaron Jens Reinke, shef i FMN në Shqipëri.

Por si e sheh Fondi Monetar gjendjen e ekonomisë?

“Përgjithësisht ne shohim zhvillime pozitive. Rritja ekonomike po forcohet edhe pse ngadalë. Ne na u desh të ulnim lehtësisht projeksionet tona, por pavarësisht kësaj rimëkëmbja vazhdon. Këtë vit ajo do të ndimohet nga rritja e investimeve të huaja dhe forcimi i besimit të brendshëm konsumator”, thotë Fondi.

Në fund përfaqësuesi rezident i Fondit ka komentuar edhe ndryshimet në Qeveri, që prekën dy ministritë kryesore me të cilat fondi bashkëpunon

“Ministri i ri i Financavë është një koleg i mirënjohur për ne, por ndryshimet më të rëndësishme dhe unë mendoj edhe më pozitive, janë në aspektin institucional se atë individual. Qeveria planifikon ti konsolidojë të gjitha funksionuet e financave publike në ministrinë së financave. Pra disa pergjegjësi të cilat ishin pjesë e ministrisë së ekonomisë tani  kalojnë tek financat. Këtu bëjnë pjesë investimet publike dhe strategjia për uljen e kredive të këqija.  Unë e shoh këtë si një shenjë pozitive”, thotë përfaqësuesi rezident i FMN në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.