☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – “Airbus” realizon fluturimin rekord prej mbi 24 orësh pa ndalesë Melburn-Tuluzë

– Një avion “Airbus A350-1000ULR” ka përfunduar me sukses një fluturim testues rekord prej 24 orësh e 24 minutash, duke udhëtuar pa asnjë ndalesë nga Melburni i Australisë deri në Tuluzë të Francës, sipas Reuters.

Gjatë fluturimit, avioni përshkoi rreth 23 075 kilometra, duke shënuar një moment të rëndësishëm për aviacionin.

Testi është pjesë e projektit “Sunrise” të kompanisë ajrore australiane “Qantas”, e cila synon të nisë nga viti 2027 fluturimet më të gjata komerciale në botë. Projekti parashikon lidhje direkte mes Sidneit dhe Londrës, si edhe Sidneit dhe Nju Jorkut, pa ndalesa.

Avioni është përshtatur posaçërisht për këto udhëtime ultra të gjata. Ai është pajisur me një rezervuar shtesë karburanti dhe do të ketë kapacitet për 238 pasagjerë, duke transportuar rreth 20 000 litra karburant më shumë se versionet standarde.

Sipas platformës “Flightradar24”, fluturimi u bë i dyti më i ndjekur në histori, me mbi 3,6 milionë persona që monitoruan itinerarin e tij në kohë reale.

Rekordin për fluturimin më të ndjekur e mban ende transportimi i arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2024.

Nëse projekti realizohet sipas planit, fluturimet direkte mes Australisë dhe Evropës do ta shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtimit, duke eliminuar ndalesat e ndërmjetme dhe duke e kthyer një udhëtim që dikur zgjaste disa ditë në një fluturim të vetëm prej rreth 19–21 orësh./ /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.