☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▲0.63%
DOW 51,969 ▼0.06%
NASDAQ 26,517 ▲1.44%
NAFTA 97.90 ▼1.13%
ARI 4,166 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,248 ▲ +1.39% ETH $2,410 ▲ +1.39% XRP $1.3053 ▲ +2.4% SOL $104.6300 ▲ +2.5%
S&P 500 7,707 ▲0.63 % DOW 51,969 ▼0.06 % NASDAQ 26,517 ▲1.44 % NAFTA 97.90 ▼1.13 % ARI 4,166 ▼0.36 % S&P 500 7,707 ▲0.63 % DOW 51,969 ▼0.06 % NASDAQ 26,517 ▲1.44 % NAFTA 97.90 ▼1.13 % ARI 4,166 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Belgjika planifikon krijimin e një brigade të re të sigurisë pas protestave të dhunshme në vend

BRUKSEL, 19 tetor /ATSH-AA/ – Ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Belgjikës po diskutojnë planet për të krijuar një brigadë të re të lëvizshme për të forcuar sigurinë gjatë trazirave dhe demonstratave të dhunshme, raportoi sot agjencia e lajmeve Belga.

Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken e përshkroi njësinë e propozuar si një “Xhandarmëri 2.0” që vepron nën autoritetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Propozimi vjen pas dhunës së fundit që rrethoi demonstratat në disa qytete evropiane, përfshirë Francën dhe Belgjikën, ku shpërthyen përleshjet gjatë fundjavës.

Policia belge arrestoi 195 persona gjatë protestave kundër politikave arsimore dhe shkurtimeve të buxhetit në Bruksel dhe Liezhë të shtunën. “Kur ka trazira, siguria duhet të rritet”, tha Francken duke theksuar nevojën për kapacitet shtesë operacional për t’iu përgjigjur dhunës në rritje.

Sipas marrëveshjes së propozuar, Ministria e Mbrojtjes do të ofrojë trajnim ushtarak për oficerët dhe do t’i vërë ata në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Ne kemi nevojë për një rezervë operacionale me trajnim ushtarak. Kur dhuna është kaq ekstreme, ne duhet të jemi në gjendje të mbrojmë qytetarët”, tha Francken, duke shtuar se kryeministri Bart De Wever është në dijeni të planeve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Quintin konfirmoi se diskutimet janë duke u zhvilluar, duke e përshkruar iniciativën si zgjerim të bashkëpunimit ekzistues midis policisë dhe ushtrisë. Ai përmendi përpjekjet e përbashkëta për të siguruar vende të caktuara dhe patrullimet e kryera së bashku me policinë hekurudhore si shembuj të bashkëpunimit që ekziston tashmë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.