☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,742 ▼ -0.79% ETH $2,476 ▼ -2.56% XRP $1.3403 ▼ -2.15% SOL $99.7900 ▼ -2.2%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Cilët janë aeroportet më të mirë në botë? Ja renditja e vitit 2026

– Aeroporti Barcelona-El Prat Josep Tarradellas në Spanjë dhe aeroporti i Düsseldorfit në Gjermani janë renditur përkatësisht si aeroportet më të mira në botë në kategoritë e aeroporteve të mëdha dhe të atyre më të vegjël, sipas edicionit të ri të “World Consumer Airport Index 2026”, shkruan Euronews.com.

Indeksi, i publikuar nga Consumer Choice Center, vlerëson aeroportet bazuar në një sërë kriteresh që lidhen me përvojën e udhëtarëve, duke përfshirë largësinë nga qendra e qytetit, lidhjet me metronë dhe rrjetin hekurudhor, lehtësinë e lëvizjes mes terminaleve dhe portave të imbarkimit, numrin e kompanive ajrore dhe destinacioneve, vonesat mesatare, si dhe praninë e hoteleve brenda aeroportit.

Aeroportet ndahen në dy kategori: ato me më shumë se 47.2 milionë pasagjerë në vit dhe aeroportet nën këtë prag.

Vlerësimi merr në konsideratë edhe kohën e pritjes në kontrollet e sigurisë. Aeroportet marrin pikë shtesë kur kjo kohë është më pak se tre minuta, si dhe kur nuk kanë kufizime për fluturimet gjatë orëve të natës.

Barcelona-El Prat kryeson renditjen e aeroporteve të mëdha, ndërsa Düsseldorf renditet i pari mes aeroporteve më të vegjël.

Të dy aeroportet kanë rezultate të mira sa i përket kontrolleve të sigurisë: në Barcelonë koha e pritjes është rreth tre minuta, ndërsa në Düsseldorf procedurat janë pothuajse të menjëhershme.

Aeroportet më të mira të mëdha në botë

1 –Barcelona-El Prat Josep Tarradellas, Spanjë

2 – Leonardo da Vinci-Fiumicino, Romë, Itali

3 – Los Angeles International Airport, SHBA

4 – Suvarnabhumi, Bangkok, Tajlandë

5- Charles de Gaulle, Paris, Francë

6- King Abdulaziz, Jeddah, Arabinë Saudite

7 – London Heathrow, Mbretëria e Bashkuar

8 – Adolfo Suárez Madrid-Barajas, Spanjë

9 – Tokyo Haneda, Japoni

10 – Dubai International Airport, Emiratet e Bashkuara Arabe

Aeroportet më të mira më të vogla

1 – Düsseldorf, Gjermani

2 – Zürich, Zvicër

3 – Copenhagen, Danimarkë

4 – Helsinki, Finlandë

5 – Milano Malpensa, Itali

6 – Oslo Gardermoen, Norvegji

7 – Munich, Gjermani

8 – Vancouver International, Kanada

9 – Brussels, Belgjikë

10- Berlin Brandenburg, Gjermani

Në anën tjetër të renditjes, ndër aeroportet e mëdha me rezultatet më të dobëta përfshihen

Antalya, Guangzhou Baiyun dhe Frankfurt, ndërsa në kategorinë e aeroporteve më të vegjël renditen negativisht Seoul Gimpo, Punta Cana dhe London Stansted.

Sipas vlerësimit, problemet kryesore të këtyre aeroporteve lidhen me distancat e mëdha nga qendrat urbane, aksesin e kufizuar në transportin hekurudhor, kohët e gjata të pritjes në kontrollet e sigurisë dhe përqindjen e lartë të vonesave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.