Çmimet e gazit bien menjëherë pas armëpushimit të shpallur nga Trump
Çmimi i gazit ra në 57 euro për megavat/orë, pas armëpushimin pesëditor të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas “bisedimeve shumë të mira” me Iranin.
Kontratat TTF në Amsterdam, tregu referues, ranë më shumë se 3%.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja dhe Irani kanë zhvilluar bisedime për një “zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” në Lindjen e Mesme, duke njoftuar se për pasojë ka shtyrë për pesë ditë sulmet e kërcënuara ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, sipas BBC.
”Një ndalesë pesëditore e sulmeve kundër objekteve energjetike iraniane”, deklaroi Trump, sipas ANSA-s.
Sipas raportimeve të sotme, vendimi lidhet me përpjekjet për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të ulur rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm.
Trump kishte paralajmëruar të shtunën mbrëma se Irani kishte 48 orë kohë për të rihapur kalimin detar të Hormuzit, duke kërcënuar se në të kundërt SHBA-ja do të shkatërronte centralet iraniane.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një arterie jetike për tregtinë botërore të naftës dhe gazit, ndaj zhvillimet atje po ndiqen me alarm nga tregjet dhe qeveritë./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.