🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,564 ▲2.54%
DOW 52,514 ▲2.39%
NASDAQ 25,287 ▲2.88%
NAFTA 85.49 ▼5.88%
ARI 4,143 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,922 ▼ -1.33% ETH $2,129 ▼ -4.58% XRP $1.0949 ▼ -4.9% SOL $86.5500 ▼ -3.36%
S&P 500 7,564 ▲2.54 % DOW 52,514 ▲2.39 % NASDAQ 25,287 ▲2.88 % NAFTA 85.49 ▼5.88 % ARI 4,143 ▲1.66 % S&P 500 7,564 ▲2.54 % DOW 52,514 ▲2.39 % NASDAQ 25,287 ▲2.88 % NAFTA 85.49 ▼5.88 % ARI 4,143 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – G7 mblidhet në Paris, në fokus lufta në Ukrainë dhe krizat në Lindjen e Mesme

PARIS, 9 nëntor /ATSH–DPA/ – Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës, grupit të demokracive kryesore të industrializuara, do të mblidhen të hënën në Paris për të koordinuar qëndrimet mbi luftërat dhe krizat në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

Në takimin dyditor pritet të marrë pjesë edhe kryediplomati amerikan, Marco Rubio, më pak se një javë pas humbjes së thellë të republikanëve të presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Takimi zhvillohet pesë javë përpara samitit të G20-ës, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Rusia ka zbehur pritshmëritë për një marrëveshje të mundshme për Ukrainën, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të premten se deri më tani Evropa nuk ka treguar gatishmëri për të diskutuar mbi një sistem të ardhshëm të sigurisë në kontinent. Ai shtoi se vendet evropiane nuk kanë caktuar ende as një negociator për këtë çështje.

Ukraina dhe Rusia pritet të zhvillojnë të martën në Abu Dhabi një raund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, për përfundimin e mundshëm të luftës së nisur nga Moska në vitin 2022.

Ky do të jetë takimi i parë i këtij lloji që prej muajit shkurt. Përfaqësuesit evropianë nuk do të marrin pjesë në negociata.

G7-a përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian merr pjesë si anëtar i përhershëm në të gjitha takimet.

Bllokada e drithërave rrezikon të shkaktojë krizë urie

Në kuadër të takimit, ministrat e Jashtëm të G7-ës do të zhvillojnë të hënën edhe një diskutim me drejtorin ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), Luke Lindberg, si dhe me përfaqësues nga Ukraina, Brazili, Arabia Saudite, Egjipti dhe Koreja e Jugut.

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë transportet e drithërave përmes Detit të Zi, të cilat janë penguar për shkak të luftës në Ukrainë.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu rrezikun e një krize urie në disa zona të Lindjes së Mesme dhe në vendet e Jugut Global, si pasojë e ndërprerjeve në furnizimin me ushqime.

Shqetësime shtesë lidhen me intensifikimin e sulmeve të Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për tregtinë ndërkombëtare të naftës, gazit dhe plehrave .kimike

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.