☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjurmët e fosilizuara zbulojnë jetën shoqërore të paraardhësve të njeriut

– Një zbulim i jashtëzakonshëm pranë liqenit Turkana, në veri të Kenias, po ndryshon mënyrën se si shkencëtarët e kuptojnë specien e zhdukur Paranthropus boisei, sipas “Daily Galaxy”.

Gjurmët e fosilizuara të këmbëve, të ruajtura në baltën e lashtë rreth 1,43 milionë vjet më parë, ofrojnë të dhëna që skeletet dhe kafkat nuk kanë mundur t’i zbulojnë.

Në vendin arkeologjik :GaJi10″, studiuesit identifikuan 21 gjurmë këmbësh që u përkisnin tetë individëve. Balta e butë buzë liqenit u mbulua shpejt nga shtresa rëre, duke ruajtur për miliona vjet gjurmët e homininëve, së bashku me ato të hipopotamëve, antilopave dhe kafshëve të tjera të mëdha.

Analiza e gjurmëve tregon se Paranthropus boisei mund të ketë qenë më i madh sesa mendohej deri tani.

Sipas studiuesve, individët mund të kenë arritur deri në rreth 1,8 metra gjatësi dhe të kenë peshuar afërsisht 75 kilogramë, duke pasur përmasa të ngjashme me ato të Homo erectus.

Një tjetër aspekt interesant i zbulimit është se gjurmët e Paranthropus boisei dhe Homo erectus janë gjetur në të njëjtën zonë dhe datojnë nga e njëjta periudhë. Kjo tregon se dy speciet jetonin në të njëjtin rajon, megjithëse nuk dihet nëse kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me njëra-tjetrën.

Rreshtimi i gjurmëve sugjeron gjithashtu se tetë individë, kryesisht meshkuj të rritur, po lëviznin së bashku përgjatë bregut të liqenit. Studiuesit nuk gjetën prova për praninë e femrave apo fëmijëve në këtë grup, çka mund të tregojë se meshkujt e rritur udhëtonin herë pas here në grupe të veçanta.

Sipas autorëve të studimit, gjurmët e këmbëve janë veçanërisht të vlefshme sepse ruajnë një moment të vetëm të jetës së këtyre homininëve, duke ofruar informacion jo vetëm për anatominë e tyre, por edhe për mënyrën se si lëviznin dhe organizoheshin shoqërisht. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS)./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.