🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,158 ▼1.1%
DOW 49,586 ▼0.02%
NASDAQ 23,570 ▼2.16%
NAFTA 80.52 ▲0.44%
ARI 3,591 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,829 ▼ -4.68% ETH $1,679 ▼ -5.1% XRP $0.9129 ▼ -7.91% SOL $68.9100 ▼ -8.56%
S&P 500 7,158 ▼1.1 % DOW 49,586 ▼0.02 % NASDAQ 23,570 ▼2.16 % NAFTA 80.52 ▲0.44 % ARI 3,591 ▼1.65 % S&P 500 7,158 ▼1.1 % DOW 49,586 ▼0.02 % NASDAQ 23,570 ▼2.16 % NAFTA 80.52 ▲0.44 % ARI 3,591 ▼1.65 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Katari: LM nuk mund të përballojë një tjetër përshkallëzim SHBA-Iran

DOHA, 24 nëntor /ATSH -AA/ – Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani paralajmëroi të hënën se Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një raund tjetër tensionesh midis SHBA-së dhe Iranit.

Transmetuesi me bazë në Katar, Al Jazeera citoi Sheikh Mohammed të ketë thënë se Doha po punon me Washingtonin dhe Teheranin për të rifilluar negociatat. Transmetuesi raportoi se nuk ka ende asnjë shenjë të mirëkuptimit midis dy palëve.

Sheikh Mohammed u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Washington DC, për të nisur Dialogun e tetë Strategjik SHBA-Katar, duke e përshkruar forumin si qendror për marrëdhëniet dypalëshe dhe duke shprehur dëshirën e Dohas për të thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes me Washingtonin.

Në raportin e tij për takimin, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rubio vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësimit ndërkombëtar të Katarit dhe theksoi nevojën për koordinim të vazhdueshëm me Dohën “për të penguar kërcënimet dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme”. Të dy diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin më të ngushtë në çështjet ekonomike dhe të sigurisë.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së kanë vazhduar që nga fillimi i ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

Irani dhe SHBA-ja mbeten në mosmarrëveshje për mënyrën se si të zbatojnë një memorandum mirëkuptimi të qershorit të arritur në Islamabad. Mosmarrëveshjet rreth sanksioneve, një bllokadë detare e SHBA-së dhe marrëveshjet e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit kanë komplikuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.