☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.81 ▼0.78%
ARI 4,401 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,072 ▼ -0.65% ETH $2,741 ▼ -1.33% XRP $1.5619 ▼ -0.62% SOL $117.8300 ▼ -1.42%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.81 ▼0.78 % ARI 4,401 ▲0.56 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.81 ▼0.78 % ARI 4,401 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
23 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Mitsotakis kërkon mandatin e tretë për ”Greqia 2030”

SAN FRANCISKO, 22 shtator /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotalis deklaroi se synon të kandidojë për një mandat të tretë, duke i lidhur zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027 me planet e qeverisë së tij për Greqinë në periudhën deri në vitin 2030.

Mitsotakis theksoi përpjekjet për të tërhequr investime dhe për të rikthyer grekët që punojnë aktualisht jashtë vendit si dhe nevojën për një lidhje më të ngushtë midis Greqisë dhe ekosistemit të Silicon Valley, gjatë një diskutimi me drejtoren e përgjithshme dhe kryeredaktoren e ”TechCrunch”, Connie Loizos, në aktivitetin e “Endeavour Greece” me titull “E ardhmja e Inteligjencës Artificiale diku tjetër” (The Future of AI Elsewhere), të mbajtur në San Francisko.

Mitsotakis tha se Greqia ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit dhe nuk shihet më si “delja e zezë” e Evropës.

Ai përmendi normat e larta të rritjes, uljen e borxhit publik dhe të kostos së huamarrjes si tregues të ndryshimit të imazhit të vendit në aspektin ekonomik.

Sipas kryeministrit, ky ndryshim është shoqëruar me zhvillimin në Greqi të një ekosistemi më të fuqishëm të kompanive teknologjike dhe “start-up”-eve.

Ai vuri në dukje se ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me qasjen te kapitali, por edhe me mentalitetin e brezit të ri, pasi të rinjtë po i drejtohen gjithnjë e më shumë sipërmarrjes dhe krijimit të kompanive të tyre.

Diskutimi preku edhe çështjet politike, ku kryeministri konfirmoi se synon të kërkojë një mandat të tretë radhazi si kryeministër.

Siç u shpreh ai, ”viti 2030 përbën një moment kyç për të, pasi do të shënojë 200-vjetorin e krijimit të shtetit modern grek”.

Ai argumentoi se qeveria ka një plan konkret për gjendjen ku dëshiron ta shohë vendin deri në atë kohë, ndërsa vuri në dukje se përparimi i arritur vitet e fundit mund të përmbyset nëse ndryshojnë politikat fiskale dhe ekonomike.

Kryeministri paralajmëroi se, në politikë, “mjafton pak që gjërat të dalin nga rruga e duhur”, duke e lidhur synimin e tij për një mandat të tretë me ruajtjen e të njëjtit drejtim për vendin.

Ai theksoi se zgjedhjet duhet të përqendrohen te e ardhmja dhe se qeveria duhet t’u paraqesë votuesve prioritetet për periudhën e ardhshme, në vend që të mbështetet vetëm te bilanci i punës së viteve të kaluara./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.