☁️
Tiranë 12°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.71 ▼3.28%
ARI 3,916 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,148 ▲ +0.35% ETH $2,284 ▲ +0.8% XRP $1.2494 ▼ -0.22% SOL $94.3100 ▼ -1.18%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.71 ▼3.28 % ARI 3,916 ▲0.44 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.71 ▼3.28 % ARI 3,916 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nafta shtrenjtohet pas kërcënimit të Iranit për të ndaluar eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme

– Tregjet botërore financiare patën luhatje të ndryshme sot, ndërsa çmimi i naftës u rrit pasi Irani kërcënoi se mund të bllokojë eksportet e karburanteve nga Lindja e Mesme, pas rifillimit të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, sipas AP.

Rritja e vlerave të aksioneve (bursave) ishte e kufizuar për shkak të frikës se SHBA-ja dhe Irani, mund të rikthehen në një konflikt të gjerë ushtarak.

Sulmet e reja në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet se mund të pengohen transportet e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Garda Revolucionare e Iranit, një forcë e fuqishme ushtarake iraniane, kërcënoi sot se, do të ndalojë eksportet e naftës dhe gazit nga i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme, si përgjigje ndaj bllokadës amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të hënën se SHBA-ja kishte rikthyer bllokadën ndaj porteve iraniane, pasi marrëveshja e përkohshme për përfundimin e luftës kishte dështuar.

“Eksporti i naftës dhe gazit nga rajoni do të jetë ose për të gjithë, ose për askënd”, thuhej në deklaratën iraniane.

Çmimi i naftës së papërpunuar “Brent” u rrit me 0,6% duke arritur në 85,23 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane u rrit me 0,7%, në 79,89 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se situata në Gjirin Persik po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe transporti detar, po ngadalësohet për shkak të frikës nga sulmet dhe përshkallëzimi i konfliktit.

Në bursat aziatike, Seuli shënoi rritjen më të madhe, me indeksin kryesor që u rrit me 6,2%, falë rikuperimit të aksioneve të kompanive të çipave elektronikë.

Aksionet e prodhuesit të çipave “SK Hynix” u rritën me 8,8%, ndërsa ato të “Samsung Electronics” me 6,3%.

Në Evropë, tregjet patën lëvizje të ndryshme: Bursa e Parisit u rrit me 0,5%; Bursa e Gjermanisë ra me 0,5% dhe Bursa e Londrës ra me 0,2%.

Në SHBA, aksionet regjistruan dje një rritje, pas të dhënave që treguan se inflacioni ishte më i ulët nga sa pritej.

Indeksi i bursës amerikane “S&P 500” u rrit me 0,4%, ndërsa indeksi “Nasdaq” u rrit me 0,9%.

Investitorët po presin gjithashtu raportet financiare të kompanive të mëdha globale për të kuptuar gjendjen e ekonomisë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.