FOKUS – Pekini: Zgjedhjet amerikane janë problem i tyre i brendshëm, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me SHBA-në
PEKIN, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në të cilat republikanët e Presidentit Donald Trump humbën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.
“Zgjedhjet e mesit të mandatit janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning gjatë një prononcimi.
“Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me SHBA-në për të mbështetur dhe zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të forcuar komunikimin, për të menaxhuar siç duhet dallimet, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive dhe strategjikisht të qëndrueshme Kinë-SHBA, bazuar në parimet e respektit, drejtësisë dhe reciprocitetit”, theksoi ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.