☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,829 ▲0.71%
DOW 51,531 ▲0.51%
NASDAQ 27,696 ▲0.8%
NAFTA 88.00 ▼1.6%
ARI 4,179 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,298 ▲ +0.82% ETH $2,715 ▲ +0.46% XRP $1.5185 ▲ +1.19% SOL $121.4900 ▲ +1.63%
S&P 500 7,829 ▲0.71 % DOW 51,531 ▲0.51 % NASDAQ 27,696 ▲0.8 % NAFTA 88.00 ▼1.6 % ARI 4,179 ▲0.53 % S&P 500 7,829 ▲0.71 % DOW 51,531 ▲0.51 % NASDAQ 27,696 ▲0.8 % NAFTA 88.00 ▼1.6 % ARI 4,179 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja dhe Kina diskutojnë vizita të ndërsjella në objektet bërthamore

UASHINGTON-PEKIN, 6 tetor /ATSH-AA/ – SHBA-ja ka shqyrtuar mundësinë e nisjes së inspektimeve të ndërsjella të objekteve bërthamore me Kinën.

Zyrtarët zhvilluan bisedime joformale dhe paraprake mbi nismën, ndërsa Washingtoni po përgatitet të kërkojë qasje të ndërsjellë gjatë takimeve të ardhshme ballë për ballë në muajt e ardhshëm.

Përfaqësuesit kinezë fillimisht propozuan këtë ide gjatë shkëmbimeve diplomatike me zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti, duke sinjalizuar interes të mundshëm për të ndërmarrë masa për ndërtimin e besimit drejt një marrëveshjeje më të gjerë strategjike.

Konsultimet përfshinë vizita të mundshme në laboratorët kombëtarë të Departamentit amerikan të Energjisë, krahas qendrave përkatëse kineze të kërkimit. Sipas CNN, Washingtoni shprehu gjithashtu gatishmëri për të diskutuar qasje të ndërsjellë në poligonet e testimit bërthamor.

As institucionet qeveritare amerikane dhe as ato kineze nuk reaguan menjëherë publikisht ndaj raportimit.

Në fillim të këtij viti, SHBA-ja akuzoi Kinën për një zgjerim “të paprecedentë, të qëllimshëm, të shpejtë dhe jotransparent” të arsenalit të armëve bërthamore. Kina, nga ana tjetër, tha se SHBA-ja ka “një nga arsenalet bërthamore më të mëdha dhe më të avancuara në botë” dhe se “është e fiksuar pas ndjekjes së epërsisë absolute në siguri”.

Pas samitit të 24 shtatorit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, Shtëpia e Bardhë tha se Trump “mbështeti negociatat trepalëshe për kontrollin e armëve mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, megjithëse propozimi nuk u përmend në raportimin kinez për takimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.