⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 90.09 ▲0.73%
ARI 4,143 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,606 ▼ -3.14% ETH $2,575 ▼ -5.15% XRP $1.4444 ▼ -4.48% SOL $117.1200 ▼ -2.69%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.09 ▲0.73 % ARI 4,143 ▼1.06 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 90.09 ▲0.73 % ARI 4,143 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS- Uashingtoni dhe Athina forcojnë aleancën strategjike

ATHINË, 7 tetor /ATSH-ANA/ – Greqia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një memorandum të ri për shkëmbimin e informacionit, thellimin e bashkëpunimit energjetik, zgjerimin e furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm (LNG) amerikan dhe forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes në kuadër të NATO-s.

Marrëveshja u bë e ditur nga ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis dhe sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pas takimit në Athinë, në kuadër të Dialogut të 6-të Strategjik SHBA-Greqi.

”Dialogu Strategjik është një element i qëndrueshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare e rajonale”, theksoi Gerapetritis.

”Korridori Vertikal përbën shtyllën kryesore për transportin e LNG-së amerikane drejt Evropës, ndërsa flota greke transporton rreth një të katërtën e LNG-së amerikane”, theksoi ai.

Ministri grek vuri në dukje gjithashtu rëndësinë strategjike të bazave të Souda-s dhe Aleksandrupolit, si dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak përmes avionëve F-16 Viper dhe integrimit të avionëve luftarakë F-35 në kapacitetet mbrojtëse greke.

Gjatë takimit u diskutuan edhe situata në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë, zhvillimet në Afrikën subsahariane dhe çështjet e migracionit. Greqia, tha Gerapetritis, i kushton rëndësi të veçantë sigurisë dhe lirisë së lundrimit.

Në fokus ishte edhe Qiproja, për të cilën ministri grek theksoi se ”ribashkimi është i nevojshëm për rikthimin e paqes dhe prosperitetit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Nga ana e tij, Marco Rubio deklaroi se SHBA dhe Greqia kanë një histori të gjatë miqësie dhe aleance dhe se partneriteti mes tyre është veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë pasigurie globale.

Rubio vlerësoi angazhimin e Greqisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Ai tha se Greqia po shkon drejt objektivit për të shpenzuar 5% të PBB-së për mbrojtjen, ndërsa aktualisht rreth 3.5% shkon për mbrojtjen bazë.

Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu një program të përbashkët sigurie për forcimin e shkëmbimit të informacionit kundër terrorizmit mes autoriteteve të zbatimit të ligjit të dy vendeve. Programi synon të përmirësojë parandalimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.

Në fushën energjetike, SHBA dhe Greqia synojnë të thellojnë bashkëpunimin në teknologjitë e reja, të rrisin importet e LNG-së amerikane dhe të ndërtojnë lidhje të reja të gazit dhe energjisë elektrike për forcimin e sigurisë energjetike rajonale.

Rubio theksoi gjithashtu bashkëpunimin për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të antikiteteve, me pjesëmarrjen e autoriteteve greke, Departamentit amerikan të Shtetit, FBI-së dhe institucioneve të tjera amerikane, me synim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të përbashkët.

Të dyja palët e cilësuan Greqinë një aleate të fortë dhe model të SHBA-së brenda NATO-s, me rol të rëndësishëm në sigurinë rajonale, energji dhe tregtinë ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.