🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.01 ▲1.55%
ARI 4,038 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,600 ▼ -0.45% ETH $2,393 ▼ -0.43% XRP $1.3169 ▼ -0.86% SOL $103.8600 ▼ -0.64%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.01 ▲1.55 % ARI 4,038 ▼0.55 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.01 ▲1.55 % ARI 4,038 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina krijon sistemin e vet satelitor me ndihmën e kompanive finlandeze

KIEV, 23 tetor /ATSH-Ukrinform/- Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka rënë dakord të bashkëpunojë me kompanitë finlandeze ICEYE dhe “Nokia” për të zhvilluar një sistem të pavarur komunikimi përmes satelitëve.

Vendimi vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu shqetësimin për ndërprerjet dhe kufizimet në përdorimin e internetit satelitor “Starlink”.

Marrëveshja paraprake u nënshkrua dje, gjatë vizitës në Kiev të kryeministrit finlandez, Petteri Orpo.

Palët nuk dhanë hollësi për projektin dhe as një afat se kur mund të përfundojë ndërtimi i këtij sistemi.

“Ramë dakord të shfrytëzojmë më shumë mundësitë që ofrojnë satelitët e Finlandës. Kjo është e rëndësishme për mbrojtjen tonë dhe për aftësinë e Ukrainës për t’u përballur me vështirësitë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë ICEYE, Rafal Modrzewski deklaroi se Ukraina ka nevojë për një sistem të sigurt komunikimi satelitor, të cilin mund ta kontrollojë vetë, pa qenë e varur nga kompani apo sisteme të tjera.

Sipas kompanisë, satelitët e saj mundësojnë mbledhjen e të dhënave për vëzhgimin e territorit, pavarësisht kushteve të motit apo orës së ditës.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, në vitin 2022, qytetarët ukrainas mblodhën para përmes kontributeve vullnetare për t’i siguruar ushtrisë, përdorimin e një sateliti të kompanisë ICEYE. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.