🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.89 ▲0.5%
ARI 4,115 ▼1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,473 ▼ -3.04% ETH $2,562 ▼ -5.57% XRP $1.4409 ▼ -4.48% SOL $116.2800 ▼ -3.37%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.89 ▲0.5 % ARI 4,115 ▼1.71 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.89 ▲0.5 % ARI 4,115 ▼1.71 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zyrtarët e lartë të BE-së përkujtojnë trevjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

BRUKSEL, 7 tetor /ATSH-DPA/- Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian kanë shprehur solidaritetin e tyre me Izraelin në trevjetorin e sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit.

“BE-ja qëndron në krah të të gjithë atyre, jeta e të cilëve ndryshoi përgjithmonë nga ajo ditë. Mizoria dhe terrori i papërshkrueshëm i 7 tetorit nuk duhet të ndodhin më kurrë”, shkroi sot në rrjetin X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Më 7 tetor 2023, luftëtarët e Hamasit dhe të organizatave të tjera ekstremiste, vranë rreth 1 200 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen më shumë se 250 persona, të cilët më pas i morën peng dhe i çuan në Rripin e Gazës.

Sulmi shkaktoi luftën në Gaza, ku, sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi në këtë territor, janë vrarë më shumë se 74 000 palestinezë.

Von der Leyen tha se BE-ja është ende e gatshme të ndihmojë që armëpushimi i brishtë i tanishëm, të kthehet në një paqe të qëndrueshme, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Me zgjidhjen me dy shtete nënkuptohet krijimi i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që bashkëjetojnë në paqe dhe siguri.

“Disa ditë mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj. Plagët janë ende të hapura për shumë njerëz”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian kujton viktimat e asaj dite tmerri, ndërsa rikonfirmon angazhimin për t’i dhënë fund terrorizmit, për të gjetur një rrugë drejt paqes dhe për të shtuar përpjekjet për të luftuar të keqen e vjetër të antisemitizmit”, tha ajo.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Asgjë nuk mund ta justifikojë një terror të tillë dhe kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“BE-ja do të mbrojë gjithmonë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe dhe siguri. Zgjidhja me dy shtete, mbetet e vetmja rrugë e mundshme drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.