Ekonomia

Fondi i investimeve u rrit me 29 %

invest-466x350Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti fondi i investimeve u rrit me 29 % . Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-qershor 2014, në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj” dhe fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.06.2014, vlera neto e aseteve të Fondeve arriti mbi 65.07 miliardë lekë me një rritje prej 29.29% krahasuar me 31.12.2013.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, që përbëjnë 79.29% të aseteve të fondeve, me rritje prej 22.04% krahasuar me 31.12.2013.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2014 është 34,885.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button