Kronika

Mbyllja e shkollave/ Shahini: RTSH Shkolla do të transmetojë leksionet e matematikës dhe kimisë

Leksionet për nxënësit që do të qëndrojnë dy javë në shtëpi si pasojë e përhapjes së koronavirusit do të transmetohen në RTSH Shkollë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thekson se, “RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12”.

Ndërsa, shton Ministrja Shahini, “nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1”.

Qeveria ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave dhe Universiteteve për një periudhë 2 javore.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button