Forca të shtuara të policisë vërehen në Kumanovë
Një pjesë nga rrugët në Kumanovë prej mbrëmë jam bllokuar për komunikacion. Është vërejtur prani e rritur e policisë në rrugët “11 Tetori” dhe “Todor Velkov” në qendër të Kumanovës.
Në këtë pjesë të qytetit gjenden shumë objekte kyçe, institucione shtetërore dhe lokale.
Të punësuarit në institucionet të vendosura në rrugën “11 Tetori” konfirmojnë se gjenden në vendet e tyre të punës dhe se puna zhvillohet pa pengesa.
Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për MIA ka deklaruar se ndërmerren masa për siguri në Kumanovë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.