Forcohen valutat në treg, dollari arrin 124.09 lekë
Valutat kryesore euro dhe dollarë kanë arritur një nivel të ri të martën në këmbimin me lekun vendas.
Sipas kursit zyrtar të Banksë së Shqipërisë, një dollarë amerikan, këmbehet sot me 124.09 lekë ose 0.52 lekë më shumë se një ditëmë parë, pas një rënie të lehtë prej disa pikësh që mori fund javën e kaluar ose në fillim të muajit shkurt.
Ndërsa euro ka arritur sot mbi kufirin e 140,15 lekë, duke fituar 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë. Për ekspertin Ardian Civici kjo situatë favoriziohet nga kërkesë oferta e tregut, dhe ajo cka reflekton bursa ndërkombëtare. Ndërsa sipas tij një valutë e fortë penalizion kreditorët që kanë marrë kredi në këto monedha dhe i kanë të ardhuarat në lekë si dhe rrit kostot e importeve, cka përkthehet me një rritje të çmimeve në treg. Nga ana tjetër rriten kostot e qeverisë për borxhin e jashtëm.
Favorizues forcimi i euros është për eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet. Gjithësesi shprehet akademiku ekonomisë Civici, kursi po lëviz brenda intervaleve të parashikaura nga Banka e Shqipërisë.
Përditesimi i fundit : 12:09:12 10.02.2015 | ||||
Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
Dollari Amerikan | USD | 124.09 | +0.52 | |
EURO | EUR | 140.15 | +0.04 | |
Poundi Britanik | GBP | 188.90 | +0.78 | |
Franga Zviceriane | CHF | 134.17 | +0.78 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 104.28 | +0.07 | |
Dollari Australian | AUD | 96.47 | +0.06 | |
Dollari Kanadez | CAD | 99.41 | +0.59 | |
Korona Suedeze | SEK | 14.83 | +0.08 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 16.33 | +0.11 | |
Korona Daneze | DKK | 18.82 | 0.00 | |
SDR | SDR | 174.91 | -0.23 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 153529.56 | +7.74 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2081.06 | -30.73 |