Forumi i biznesit me Estoninë, Peleshi: Shqipëria ka potenciale të pazhvilluara
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ftoi të premten biznesin estonez të investonte në vendin tonë, duke qënë se Shqipëria ka ende shumë potenciale të pazhvilluara.
Në forumin e biznesit Estoni-Shqipëri, që u mbajt këtë të premte në Tiranë, Peleshi renditi disa prej sektorëve ku mund të investohet në Shqipëri duke nisur me energjinë, ku sipas tij ka akoma potenciale të pa shfrytëzuara.
Për zv/kryeministrin Peleshi, infrastruktura, bujqësia dhe teknologjia janë sektorë tjerë të mundshëm potencial ku mund të investohet, në kushtet kur një nga prioritetet e qeverisë shqiptare është dixhitalizimi i shërbimeve publike me një fond në dispozicion prej 25 milionë dollarësh. “Turizmi, është një tjetër sektor ku mund të investoni pasi ne kemi rreth 400 km vijë bregdetare, ku rreth 70% e tij është e pa zhvilluar”, u shpreh zv.kryeministri Peleshi.