roze

Fotot e para nga sheshxhirimi i “Spectre”

Malet e zbardhura nga dëbora në Solden të Austrisë kanë shërbyer si sfond për fotot e para nga sheshi i xhirimit të “Spectre”, filmi i 24-t me James Bond, xhirimet e të cilit nisën më 8 dhjetor.

Bond 24 film shooting in AustriaMes lokaliteteve të tjera të xhirimeve janë edhe Roma, Londra, Qyteti i Meksikos, Tanxheri dhe Erfoudi në Marok.

Filmi me regji të Sam Mendes do të ketë sërish protagonist Daniel Craig në rolin e agjentit 007, shoqëruar nga aktorë të tjerë të njohur si Lea Seydoux dhe Dave Bautista, me të cilët aktori britanik ka pozuar në foto.

Në film do të shfaqen gjithashtu Monica Bellucci, Christoph Waltz, Ralph Fiennes, Naomie Harris, etj. Skenari i është besuar John Logan, Neal Purvis dhe Robert Wadem ndërsa drejtor fotografie është Hoyte van Hoytema.

“Spectre” do të shfaqet në kinema nëntorin e këtij viti me shpërndarjen e “Warner Bros”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button