Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.88 ▲0.04%
ARI 4,183 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,970 ▼ -1.59% ETH $1,697 ▼ -2.21% XRP $1.1350 ▼ -2.06% SOL $68.8100 ▼ -2.96%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.88 ▲0.04 % ARI 4,183 ▼1.49 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.88 ▲0.04 % ARI 4,183 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Franca nderon Ermonela Jahon me titullin “Kalorëse e Urdhrit të Artit dhe Letërsisë”

Soprano shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është vlerësuar nga Franca me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (“Kalorëse e Urdhrit të Artit dhe Letërsisë”).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Jaho shpreh mirënjohjen e saj për këtë vlerësim ndaj shtetit francez.

Marrja sot e titullit “Chevalier des Arts et des Lettres” është për mua një emocion i jashtëzakonshëm dhe një nder shumë i çmuar për zemrën time, aq shumë sa Franca përfaqëson për mua dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin tim dhe veçanërisht për Dominique Riber, agjentin tim besnik prej shumë vitesh, për besimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, si edhe për Jean-Philippe Thieally, pasioni i sinqertë i të cilit për operën dhe përkushtimi bujar bënë të mundur këtë moment kaq të çmuar.

Nuk mund të imagjinoja një mjedis më të bukur për këtë ceremoni sesa i rrethuar nga miq të sinqertë, dashamirës të artit dhe një publik që i bëri kuptimplotë të gjitha sakrificat e jetës së një artisti. E marr këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit, Francë, që e mirëprite zërin dhe zemrën time me kaq bujari“, shkruan ajo në rrjete sociale.

“Chevalier des Arts et des Lettres” është një dekoratë zyrtare franceze që jepet për persona që kanë dhënë një kontribut të veçantë në fushën e artit dhe letërsisë, si edhe në përhapjen e kulturës.

Ajo është pjesë e urdhrit “Ordre des Arts et des Lettres” (“Urdhri i Arteve dhe Letrave”), një nga nderimet kulturore më të rëndësishme në Francë. Ky titull mund t’u jepet artistëve, shkrimtarëve, muzikantëve, regjisorëve, aktorëve, por edhe personaliteteve ndërkombëtare që kanë ndihmuar në promovimin e kulturës franceze ose të kulturës në përgjithësi.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.