🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,471 ▼0.39%
DOW 51,725 ▲0.31%
NASDAQ 26,182 ▼1.27%
NAFTA 73.62 ▼2.94%
ARI 4,200 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,627 ▲ +0.87% ETH $1,739 ▲ +0.9% XRP $1.1380 ▼ -0.46% SOL $72.6500 ▼ -1.69%
S&P 500 7,471 ▼0.39 % DOW 51,725 ▲0.31 % NASDAQ 26,182 ▼1.27 % NAFTA 73.62 ▼2.94 % ARI 4,200 ▼1.08 % S&P 500 7,471 ▼0.39 % DOW 51,725 ▲0.31 % NASDAQ 26,182 ▼1.27 % NAFTA 73.62 ▼2.94 % ARI 4,200 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Të enjten fillon gjykimi për gjykatësin Gjoko Ristov, i cili dyshohet se fshehu 350 mijë euro në mur

Më 28 maj do të fillojë gjykimi për ish gjyqtarin e Apelit Gjoko Ristov, i cili akuzohet për veprat penale fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, pasi në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 350 mijë euro të fshehura në një bunker special në mur. Gjykimi do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit nën udhëheqjen e gjyqtares Biljana Kocevska, ndërsa prokurore e çështjes është Iskra Haxhivasilevska.

Ish gjyqtari Ristov paraprakisht ka mohuar akuzën e Prokurorisë, duke theksuar se 350 mijë eurot e fshehura nuk ishin të tij, por të prindërve që i kishin fituar nga shitja e rrushit dhe pronave, megjithatë Prokuroria javë më parë demantoi këto pretendime. Organi i akuzës konfirmoi që nëpërmjet ekspertizës janë gjetur gjurmët biologjike të gjyqtarit Ristov në fletët e aluminit me të cilat janë mbështjellë 350 mijë eurot. Ndërsa plotësisht, në vendin ku janë fshehur paratë, janë gjetur edhe disa letra në të cilat ka pasur të shkruara numra evidentues të lëndëve gjyqësore, e të cilat sipas Prokurorisë, asociojnë me detyrën që ka ushtruar Ristovi.

Ristov ra në rrjetën e Prokurorisë pasi i arratisuri nga drejtësia për rastin “Zinxhir” – Lupço Pecov apo i njohur me nofkën “Djalli” ka lajmëruar në Prokurori se po i kërkojnë 100 mijë euro për t’ia hequr paraburgimin. Ndërmjetësues i “Djallit”, do të ishte përfaqësuesi i tij ligjor, ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa, i cili paratë i kishte kërkuar me pretendimin për ta korruptuar gjyqtarin Ristov.

Megjithatë Stafa nuk kishte arritur t’i marrë të gjitha paratë. Si për fillim Stafa kishte marrë 30 mijë euro, por më pas autoritetet e kapën në flagrancë duke e marrë pjesën e dytë prej 20 mijë eurosh. Pas katër muajve në paraburgim, në marrëveshje me Prokurorinë Stafa e pranoi fajësinë, ndërsa Gjykata e dënoi me 15 muaj burg.

Ndërkohë Pecov apo i ashtuquajturi “Djalli” vazhdon të jetë i akuzuar në rastin “Zinxhir”, megjithatë pasi e ka paguar dëmin, Gjykata ia ka shfuqizuar arrestin shtëpiak, ndërsa aktualisht është nën masa më të lehta kujdesi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.