🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▲ +0.79% ETH $2,535 ▲ +0.72% XRP $1.4096 ▲ +0.21% SOL $111.4000 ▲ +0.72%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Arte

Rimbursim 35% për prodhimet kinematografike në Shqipëri

Projektligji për kinematografinë dhe audivizualin i hedhur për konsultim publik synon që ta kthejë kthejë krijimtarinë në këtë fushë në një industri fitimprurëse por edhe promovuese për vendin.

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji thotë se një ndryshimet e rëndësishme është edhe buxhetimi i agjensisë së re që synohet të krijohet, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga detyrimet vjetore që shlyejnë subjektet që operojnë me audiovizualin.

“Buxheti dyfishohet, një përqindje edhe nga subjektet që operojnë mbi audiovizualin”, tha Jorgji.

Një risi që sjell kjo nismë dhe që pritet të josh produksionet jo vetëm shqiptare por edhe të huaja që të rrisin prodhimet kinematografike në vendin tonë është skema “cash rebate” që rimburson deri ne 35% të shpenzimeve të prodhimeve filmike që do të xhirohen në Shqipëri.

“Është një % që i kthehet mbrapsht çdo produksioni i cili xhiron në vendin tonë. Është një shifër goxha konkuruese që incintivohet për të rritur prodhime të huaja në vendin tonë. Këto para që shteti kthen, kthehen disafish plus mbrapsht. Një pordhim i huaj që xhiron në Shqipëri me këtë incentive fiskale detyrohet ligjerisht të bashkëprodhojë me një porduksion shqiptar, gjë që e bën miks autorisë, kompania shqiptare është ajo që i gëzon këto të ardhura dhe që aplikon“, shtoi Jorgji.

Jorgji thotë se vetëm pas pas përfshirjes së kësaj dispozite në projektligj interesi është rritur për Shqipërinë, si një vend potencial xhirimi, për seriale të mirënjohura në platformat më të njohura si “Netflix” edhe pse zgjedh të mos zbulojë emra.

“Kemi pas një bum nga produksione te huaja, dhe nga ato produksione të rëndësishme që ne i shohim në Netflix, apo HBO, nuk do them emra, sepse asnjë gjë nuk është e sigurt pa u nënshkuar kontrata” , tha ai.

Efektet e lëvizjes së këtij motorri me shumë potencial, pritet të shihet në turizëm.

Impakti që kjo industri jep në turizëm është shumë i madh…..dhe plasi bumi i produksioneve si Game of thrones, shifrat u disa fishuan. Të njëjtat gjëra po presim edhe në Shqipëri”, përfundoi Jorgji.

Së fundmi Shiqpria nënshkroi në Kanë, marrveshjen e bashkëprodhimeve kinematografilke, mes Shqipërisë dhe Francës, për zhvillimin e industrisë kreative mes dy vendeve.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.