Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.75 ▼0.13%
ARI 4,182 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,225 ▼ -1.19% ETH $1,706 ▼ -1.69% XRP $1.1401 ▼ -1.7% SOL $69.3200 ▼ -2.3%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.75 ▼0.13 % ARI 4,182 ▼1.5 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.75 ▼0.13 % ARI 4,182 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Birçe Hasko, aktori dhe pedagogu që la gjurmë në artin shqiptar

Aktori Birçe Hasko, një nga emrat më të spikatur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Familjarë, akademikë dhe përfaqësues të artit shqiptar i dhanë këtë të diel lamtumirën e fundit aktorit të njohur.

Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, u zhvilluan homazhet në nder të tij, ku dhjetëra qytetarë, kolegë dhe miq u përkulën me respekt para figurës së një prej emrave më të spikatur të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Regjisori Kiço Londo u shpreh se me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humbi një nga emblemat e tij. “Kam pasur fatin që ta kem pedagog në Akademinë e Arteve. Është një ikje e trishtueshme. Kemi humbur një emblemë të artit shqiptar, një aktor teatri, kinemaje, një pedagog sipëror i lëndës së mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve. Ishte një njeri që më shumë sesa mjeshtërinë e aktorit teknikisht, na mësoi njerëzoren”, u shpreh Londo. Ndërsa për aktorin Timo Flloko, Hasko mbetet një karakter që rrallë do ta zëvendësojnë, ndërsa ai do ta kujtojë si mik të paharruar. “Humbje! Birçe Haskon e kisha mik, koleg. Ai ishte një personalitet me një integritet qytetar e njerëzor të pashembullt në dimensionin artistik ai ka vendin e vet në kinematografinë shqiptare ku krijoi një sërë karakteresh interesantë. Në vendin e tij, në karakterin që kishte rrallë do ta zëvendësojnë. Vlerat e tij janë edhe në drejtim të edukimit që i dha brezit të ri. Unë do ta kujtoj përherë si një mik të paharruar”, tha Flloko. Birçe Hasko lindi në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, punoi si mësues në Memaliaj, ku u angazhua edhe me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 nisi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve. Pas diplomimit, u emërua pedagog pranë këtij institucioni, ku dha lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit dhe më vonë mori titullin “Profesor”. Në teatër interpretoi mbi 12 role, ndërsa një nga realizimet më të vlerësuara mbetet roli i Milos në komedinë “Shi në plazh” të Teodor Laços. Kontribut të rëndësishëm dha edhe në kinematografinë shqiptare, ku interpretoi në më shumë se 30 filma. Për kontributin e tij artistik, Birçe Hasko është vlerësuar me një sërë titujsh dhe çmimesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.