🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,594 ▲ +0.66% ETH $2,531 ▲ +0.73% XRP $1.4071 ▲ +0.21% SOL $111.4100 ▲ +0.96%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Arte

Vatikani vlerëson figurat e shquara diplomatike

Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së Papa Leonit, Vatikani u dorëzoi dekoratat tradicionale disa ambasadorëve pranë Selisë së Shenjtë.

Zëvendësi për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit, Monsinjor Paolo Rudelli nderoi 13 ambasadorë të akredituar pranë selisë së shenjtë, të cilët morën titullin “Kavalier” ose “Dama e Kryqit të Madh të Urdhrit Piano”.

Në kuadër të këtyre vlerësimeve të larta, u nderua edhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

Asaj iu akordua titulli “Dama e Kryqit të Madh të Urdhrit Piano”, që përfaqëson një nga vlerësimet civile më të larta dhe më domethënëse të Vatikanit.

Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të Sekretarisë së Shtetit.

Në dekret nënvizohet si motivacion fakti se Ambasadorja Frangaj është dalluar për merita të veçanta ndaj Kishës, duke vlerësuar lart angazhimin, profesionalizmin dhe dedikimin e saj në marrëdhëniet institucionale mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Urdhri Piano, i themeluar nga Papa Pio i Nente, u rezervohet personaliteteve te profileve me te larta per merita te jashtezakonshme ne fushat diplomatike, sociale dhe humanitare.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.