Franca raporton vatër të gripit të shpendëve H5N1 në veri, 80 shpendë të ngordhur në një fermë në Pas-de-Calais
Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve njoftoi se virusi u zbulua të enjten në një fermë me 4.300 shpendë, një ditë para se Franca të ngrinte nivelin e alarmit për gripin e shpendëve në "të lartë".
Franca ka raportuar një vatër të gripit të shpendëve H5N1 me patogjenitet të lartë në veri të vendit, njoftoi të hënën Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), siç njofton Reuters, në një kohë kur Europa po përballet me rritjen sezonale të sëmundjes vdekjeprurëse.
Virusi u zbulua në një fermë shpendësh në rajonin Pas-de-Calais dhe vrau 80 nga 4.300 shpendët e fermës, tha WOAH me seli në Paris, duke cituar një raport të autoriteteve franceze. Shpendët e mbetur u asgjësuan.
Përhapja e gripit të shpendëve ka ngritur shqetësime te qeveritë dhe industria e shpendëve, pasi vitet e fundit sëmundja ka shkatërruar tufa në gjithë botën, duke ndërprerë furnizimin, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe duke shtuar rrezikun e transmetimit te njerëzit.
Vatra u zbulua të enjten, tregon raporti, një ditë para se Franca të vendoste nivelin “të lartë” të alarmit për gripin e shpendëve, i cili përfshin kufizime si mbajtja e tufave të shpendëve në ambiente të mbyllura.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.