roze

Francë, zhvillohet “Fete de la musique”

Festa e 35-të e Muzikës, festivali i përvitshëm muzikor që zhvillohet anekënd Francës, ngriti siparin të martën në Paris mes masave të shtuara të sigurisë për kampionatin europian të futbollit, “Euro 2016”.

Tradita franceze e dikton t’i urohet verës mirëseardhja me muzikantë të të gjitha rrymave, që mbushin rrugët e kryeqytetit e qyteteve të tjera për koncerte falas. Grupet kanë performuar përpara syve të kureshtarëve, apo njerëzve të ulur nëpër kafene e që rrinin e vështronin, ndërsa më tej shiheshin qartë efektivët e policisë duke kontrolluar situatën me kujdes.

Edhe pse disa media vendase spekuluan se festivali mund të tërhiqte më pak njerëz se zakonisht, për shkak të kampionatit dhe rreziqeve të sigurisë, pati plot të huaj që zgjodhën të përfitonin nga të dyja eventet: të ndiqnin ndeshjet e futbollit në ekranet gjigante e të shijonin nga ana tjetër edhe muzikën në rrugë.

Megjithatë, një koncert në Paris u anulua për arsye sigurie. Ndërkohë, nga skena e Teatrit “d’Orange”, sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho i dha një jehonë të fuqishme “muzikës në festë” me interpretimin e shkëlqyer bërë Maria Stjuardës së Donizzetit.

Stacioni televiziv “France 3” i bëri një promovim të dukshëm Jahos, njërës prej zërave më të mëdhenj klasikë sot, ndonëse në skenë u ngjitën edhe artistë të tjerë të shquar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button