🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.23% ETH $2,233 ▼ -0.06% XRP $1.1581 ▼ -1.61% SOL $89.4600 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Frenon Real Madrid, i ndal edhe Betis, titulli në La Liga çështje kohe, Arbeloa kapet me arbitrin (VIDEO)

Reali i shërben në “pjatë” titullin Barçës, me madrilenët që ngecin sërish, këtë herë në një “X” 1-1 në transfertë përballë Real Betis. 5 javë përpara fundit të La Liga-s, titulli në Spanjë është kthyer në një ekuacion me vetëm një të panjohur, kur do të shpallet Barcelona matematikisht kampion. Alvaro Arbeloa nuk kishte kursyer […]

Reali i shërben në “pjatë” titullin Barçës, me madrilenët që ngecin sërish, këtë herë në një “X” 1-1 në transfertë përballë Real Betis. 5 javë përpara fundit të La Liga-s, titulli në Spanjë është kthyer në një ekuacion me vetëm një të panjohur, kur do të shpallet Barcelona matematikisht kampion. Alvaro Arbeloa nuk kishte kursyer asnjë nga titullarët, i vetëdijshëm se këto javë luhet edhe e ardhmja e tij, por Realit i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm, tani janë një ekip që nuk ngjallin frikë.

Në minutën e 17-të ishte Vinicius jr që gjeti rrugën e rrjetës, me sulmuesin brazilian që ndoqi mirë aksionin dhe me një goditje të saktë brenda në zonë kaloi Real Madrid në avantazh. Goli shkundi Betis, me ekipin e Pellegrinit që prodhoi raste të shumta për shënim, por portieri Lunin në një mbrëmje të madhe mbajti ekipin në lojë, të paktën deri në minutën e 94-ët. Në frymën e fundit, pas disa përpjekjeve, u desh një katalanas i vërtetë si Hector Bellerin, një lojtari i rritur te të rinjtë e Barçës, që brenda në zonë befasoi Realin duke barazuar shifrat në 1-1, një asist i vërtetë për Hansi Flick në garën për titull.

Reali humbi jo vetëm dy pikët nga ky takim, por edhe Kylian Mbappe, me francezin që doli nga fusha i dëmtuar. Pas ndeshjes, Alvaro Arbeloa u ndal edhe një herë duke bërë moviole, në sytë e tij kjo ishte një tjetër ndeshje e vendosur nga gjyqtari i cili i mohoi një penallti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.