Frroku: Nuk e kam përdorur imunitetin për të ndihmuar kriminelë
Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp mbi zhvillimet e fundit rreth cështjes “Doshi’.
Deputeti u shpreh se refuzon me neveri cdo akuzë që bëhet ndaj tij për përfshirjen në aktivitete kriminale, sic ishte rasti i djeshëm kur mediat publikuan një njoftim të Policisë së Shtetit ku theksohej se në makinën e Frrokut udhëtonte një i kërkuar për trafik droge.Sorry, there are no polls available at the moment.
Deklarata e kryetarit të PKD, z. Mark Frroku, deputet i Kuvendit të Shqipërisë
I nxitur nga disa informacione tërësisht të pavërteta që kanë dalë në disa media dhe akuzat politike nw vijim, të cilat i konsideroj si pjesë e skenarëve dhe përbaltjes ndaj meje si deputet dhe politikan, dua që të sqaroj opinionin publik, zgjedhësit e mi, mbështetësit dhe miqtë e Partisë Kristian Demokrate, si më poshtë:
Përpara se të jem një zyrtar me imunitet, unë jam qytetar dhe, konform ligjit, kam respektuar çdo kërkesë që kanë pasur në adresën time forcat ligjzbatuese për verifikim apo ndalim, sa herë që ka qenë e nevojshme.
Po ashtu, nuk kam përdorur kurrë imunitetin për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale, apo që ka qenë në listën e personave të kërkuar nga drejtësia.
Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi.
Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia por edhe dinjiteti im.
Unë jam distancuar nga këto akuza monstruoze të cilat bëhen në këtë periudhë kur forca politike që unë drejtoj, e cila pritet të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, është më e motivuar se asnjëherë tjetër për të arritur objektivat e veta.