🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,754 ▼0.05%
DOW 53,901 ▼0.25%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.10 ▲5.01%
ARI 4,436 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,904 ▼ -2% ETH $1,873 ▼ -2.55% XRP $1.0174 ▼ -2.17% SOL $75.8300 ▼ -1.8%
S&P 500 7,754 ▼0.05 % DOW 53,901 ▼0.25 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.10 ▲5.01 % ARI 4,436 ▲0.83 % S&P 500 7,754 ▼0.05 % DOW 53,901 ▼0.25 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.10 ▲5.01 % ARI 4,436 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Sporti

“Fshati i Atletëve”/ Lojërat Mesdhetare sjellin edhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Kurti kërkon zbatim të shpejtë të projektit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në prezantimin e projektit për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030.

Projekti, në bashkëpunim me Agjencinë Franceze për Zhvillim, parashikon rritjen e kapaciteteve në 4500 shtretër, rinovimin e konvikteve, mensës dhe palestrës “1 Tetori”, si dhe ndërtimin e objekteve të reja dhe një pishine gjysmë-olimpike.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për studentët dhe të ardhmen e arsimit në vend.

“Ju dëshiroj shumë sukses. Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë. Por synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030 që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty. Dhe, mu bë qejfi kur e pashë prezantimin e projektit”, tha Kurti.

Më tej, Kurti kërkoi zbatim të shpejtë të projektit, duke theksuar se investimet do të mbeten në shërbim të studentëve edhe pas vitit 2030.“Tashmë duhet ta zbatojmë sa më shpejtë dhe me këtë rast përveç Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu falënderoj edhe Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila po na ndihmon që të përgatitemi sa më mirë për vitin 2030, i cili në fakt nuk kryhet më vitin 2030, sepse të gjitha objektet, infrastruktura përcjellëse që do të ndërtohet ose rinovohet na ngelet edhe më pastaj për të gjitha aktivitetet tona pasi të kenë përfunduar Lojërat Mesdhetare 2030”, shtoi Kurti.

Qendra e Studentëve pritet të transformohet në “Fshatin e Atletëve” gjatë Lojërave Mesdhetare, ndërsa më pas do të mbetet një investim afatgjatë në shërbim të studentëve dhe arsimit të lartë në Kosovë./KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.