☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.06 ▼1.34%
ARI 4,873 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.42% ETH $2,334 ▼ -1.26% XRP $1.3607 ▼ -0.26% SOL $83.7700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Fshehu dënimin për trafik njerëzish? Deputeti i LSI: Pse kam qenë në Itali

Pasi iu lakua emri si person me precedentë, se kishte fshehur dënimin e marrë në Itali dhe pas akuzave të sotme të PD-së ka reaguar deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami.

Në një prononcim për “News 24” deputeti i mazhorancës i quajti këto akuza thjesht broçkulla.

“Llumi që nuk do miratimin e vettingut hedh akuza të tilla”, tha ai për “News 24”. Sipas deputetit të LSI ai vendim nuk ka lidhje me të dhe dokumenti mund të kontrollohet në KQZ.

“Në vitet ‘90 ka shkuar disa herë në muaj në Itali për biznes dhe nuk është ndaluar asnjëherë. Jam njohur me dokumentin në fjalë në vitin 2007 kur ishta me pushime në Itali. Vendimi i gjykatës u pushua sepse ishte i falsifikuar”,- sqaron ai.

Duke përfunduar Selami thotë se “Venecia i dha shuplake atyre që s’e duan vettingun, por vettingu do të behet. Qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”.

Ndërkohë dje, Selami ka reaguar edhe me një postim pas lajmeve për emrin e tij si person i dënuar në Itali.

Reagimi i djeshem 

“Barsoletat nuk paskan te sosur ne Tirane! Mjer kush qahet nga Vlora. Thashethemxhinjt e Tiranes jan me keq se ato te peshkatarve te Skeles qemoti qe kur s’u zinte gje grepi, thoshin zura nje peshkaqen po s’e nxora dot se ma keputi fillin hahaaa! Ne Tirane ka plas Peshku i mediave sociale! Me kane futur keto dite ne grupin e tyre te ndryshkur dhe me nxjerin larteposht emrin si kriminel. Shyqyr qe jam nga Vlora dhe futbollin e kam lozur me porta te medha,se do isha merzitur vertete! Po jo i merzitur s’jam po kam qe dje qe qesh se me marin njerezit ne tel dhe me thon urime se qenke ne regull????”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.