☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.42 ▲0.31%
ARI 3,631 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,107 ▼ -1.81% ETH $1,694 ▼ -1.65% XRP $0.9186 ▼ -2.35% SOL $69.8500 ▼ -3.62%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.42 ▲0.31 % ARI 3,631 ▼0.56 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.42 ▲0.31 % ARI 3,631 ▼0.56 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Sporti

FSHF organizon edicionin e 4-t të seminarit për trajnerët e portierëve, një i ftuar special nga Milani

Federata e Futbollit organizoi të hënën edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe.

I ftuari special i këtij edicioni ishte Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan. Ai ndau njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian.

Në seminar morën pjesë trajnerë portierësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në një intervistë për fshf.org, Luigi Ragno shpjegoi objektivat e këtij aktiviteti dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave mes specialistëve.

“Objektivi kryesor është të ndërthur përvojën time me vlerësimin që më është bërë përmes kësaj ftese, me qëllim që të shkëmbejmë ide, të krahasojmë përvojat tona dhe të përpiqemi të përmirësohemi e të rritemi së bashku. Synimi im është të ndaj eksperiencën e fituar gjatë gjithë rrugëtimit tim në klube të rëndësishme si klubi ku punoj aktualisht, por njëkohësisht kjo përvojë të shërbejë edhe si pikë referimi dhe frymëzimi për të gjithë trajnerët e federatës suaj.

Mund të trajtoj disa çështje që ata me siguri i njohin, por që mund t’i ndihmojnë për t’i përforcuar më tej. Mendoj se secili prej tyre ka bindjet dhe parimet e veta, por ndonjëherë t’i dëgjosh këto gjëra nga dikush tjetër, apo edhe t’i dëgjosh të përsëriten, mund të shërbejë vetëm për t’i përforcuar ato. Nuk bëhet fjalë për gjëra të reja që ata nuk i njohin, por për çështje që, sipas meje, mund të forcojnë më tej zhvillimin dhe rrugëtimin e tyre profesional.

Objektivi kryesor është që portieri të mos ketë si detyrë vetëm mbrojtjen e portës, por edhe mbrojtjen e hapësirës. Pra, synimi është që portieri të bëhet gjithnjë e më shumë protagonist dhe të jetë i integruar plotësisht në mënyrën se si zhvillohet loja, si në fazën e zotërimit të topit, ashtu edhe në fazën pa zotërimin e tij”, – u shpreh Luigi Ragno.

Edhe Marjo Dajsinani, portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare, vlerësoi këtë seminar, duke e konsideruar një mundësi të mirë për të mësuar dhe për të përfituar nga eksperienca e specialistëve të njohur.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj eksperience të re. Është hera e parë për mua që marr pjesë në një seminar të tillë. Falënderoj Federatën Shqiptare për këtë ftesë, pasi ndihem shumë i nderuar. Besoj se do të mësoj shumë edhe unë nga ky seminar. Të jesh pjesë e një seminari të tillë padyshim që të ndihmon të përfitosh edhe nga eksperienca e trajnerit të akademisë së portierëve të Milanit, Luigi Ragno”, tha Dajsinani.

Për të katërtin vit radhazi, FSHF vijon këtë nismë në kuadër të programit të saj për edukimin dhe kualifikimin e trajnerëve, duke krijuar mundësi konkrete për njohjen me praktikat bashkëkohore, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes së portierëve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.