☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 90.25 ▼8.12%
ARI 4,409 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,297 ▲ +2.89% ETH $2,142 ▲ +3.41% XRP $1.4139 ▲ +1.53% SOL $89.2100 ▲ +2.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.25 ▼8.12 % ARI 4,409 ▼3.64 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.25 ▼8.12 % ARI 4,409 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

FSK-ja kërkon përkrahje nga ushtritë e vendeve mike

Intensifikimi i bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtritë e vendeve mike ishte në qendër të konferencës “FSK-ja dhe partnerët e saj”, që u zhvillua sot në Prishtinë.

Në konferencën ku merrnin pjesë përfaqësues të ushtrive të vendeve të ndryshme, u paraqit dhe diskutua puna e FSK-së që nga konferenca e fundit e mbajtur në tetor të vitit të kaluar, si dhe nevojat e saj për ndihmë nga këta partnerë.

Ministri i FSK-së Haki Demolli tha se “konferenca ka për qëllim të koordinojë bashkëveprimin, respektivisht të koordinojë ndihmën dhe përkrahjen, të cilat shtetet mike ia ofrojnë FSK-së në zhvillimin e saj të vazhdueshëm. Po ashtu, gjatë kësaj konference ne kemi prezantuar arritjet që cilat i kemi pasur që nga konferenca e fundit, si dhe prezantuam kërkesat tona në mënyrë që shtetet mike të ndihmojnë dhe përkrahin zhvillimin e FSK-së”, tha Demolli.

 Ai theksoi se në qershor të këtij viti ushtarët e FSK-së do të marrin pjesë në ushtrimet fushore “Anakonda”, të cilat do të zhvillohen në Poloni.

“Arritjet e FSK-së janë të mëdha sepse kemi ftesa të ndryshme si nga KFOR-i ashtu edhe nga Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia, që pjesëtarë të FSK-së të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, në ushtrime ushtarake të ndryshme, qofshin të karakterit rajonal apo ndërkombëtar”, nënvizoi Demolli.

Ndërsa komandanti i FSK-së , Rrahman Rama, theksoi se “kemi nevojë për përkrahjen, eksperiencat dhe përvojat e partnerëve tanë. Ekziston një gatishmëri e jashtëzakonshme e partnerëve tanë që të na ndihmojnë në këtë proces”.

Konferenca “FSK-ja dhe partnerët e saj” mbahet dy herë në vit dhe konferenca e ardhshme do të jetë në muajin tetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.