Ekonomia

Ftesë e hapur për debat me kandidatët për bashkinë e Tiranës, nga biznesi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat e biznesit, partnere dhe bashkëpunëtore të saj, pas një konsultimi të gjatë mes tyre dhe hartimit të një seti shqetësimesh dhe zgjidhjesh të mundshme për sipërmarrjen, ju bën një ftesë të hapur kandidatëve që synojnë bashkinë e Tiranës të bëhen pjesë e debatit për gjetjen e mundësive të përbashkëta.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë duke respektuar secilin prej kandidatëve që garojnë për këtë bashki kërkoi në mënyrë zyrtare prej kandidatëve të njihet me programet e tyre elektorale dhe duke bërë njëkohësisht ftesën për një debat të hapur publik.

Nëpërmjet jush do të donin t’ju ribënim një ftesë të hapur secilit prej kandidatëve që garojnë për Qarkun e Tiranës.

Problematikat e sipërmarrjes që sot operojnë në Tiranë janë të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë problematika dhe zgjidhje konkrete.

Zëri i biznesit është i rëndësishëm për të ardhmen e këtij qyteti. Ndaj do të kërkonim prej kandidatëve që të dëgjonin propozimet tona duke i bërë pjesë të programit të tyre për të gjetur nesër zbatim në terren.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button