☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,822 ▲0.58%
DOW 48,165 ▲0.53%
NASDAQ 22,798 ▲0.72%
NAFTA 98.06 ▲3.87%
ARI 4,815 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,202 ▲ +1% ETH $2,214 ▼ -0.32% XRP $1.3549 ▼ -0.27% SOL $83.9100 ▲ +0.64%
S&P 500 6,822 ▲0.58 % DOW 48,165 ▲0.53 % NASDAQ 22,798 ▲0.72 % NAFTA 98.06 ▲3.87 % ARI 4,815 ▲0.78 % S&P 500 6,822 ▲0.58 % DOW 48,165 ▲0.53 % NASDAQ 22,798 ▲0.72 % NAFTA 98.06 ▲3.87 % ARI 4,815 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

“Fuqitë e fshehta” të FBI-së, spiunazhi ndaj gazetarëve dhe informatorët emigrantë

Një raport i ri i publikuar nga “Intercept” zbulon “fuqitë e fshehta” të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) që nga mbikëqyrja e gazetarëve deri te trajtimi i informatorëve të tyre.

Një seri publikimesh të gazetarit Cora Currier hedhin dritë mbi kompetencat e agjencisë, të zbuluara pas hetimit disa mujor të dokumenteve konfidenciale.

Dokumentet përfshijnë rregulloren e FBI-së të titulluar “Udhëzues për hetuesit dhe Operacionet Kombëtare”, (DIOG), si dhe një sërë normash të tjera të klasifikuara për t’i aplikuar në luftën kundër terrorizmit dhe trajtimin e informatorëve konfidencialë.

DIOG zbulon shtrirjen shqetësuese të fuqive të FBI-së. Këto rregulla të klasifikuara, që datojnë nga viti 2013, tregojnë se agjentëve iu duhet vetëm miratimi i  dy oficerëve të brendshëm për të pasur qasje në të dhënat e telefonit të një gazetari.

Në veçanti, këshilltari i përgjithshëm i agjencisë dhe drejtori ekzekutiv i Krahut të Sigurisë Kombëtare të FBI, janë të detyruar të nënshkruajnë të ashtuquajturën “Letër e sigurisë kombëtare”.

Kjo i mundëson agjencisë të shmangë procedurat normale të marrjes së një fletëthirrjeje dhe urdhër kontrolli përmes një gjykate.

“Guida konfidenciale mbi politikën e burimeve njerëzore”, një udhëzim i klasifikuar i FBI-së që daton nga 21 shtatori 2015, përcakton procesin e rekrutimit të informatorëve dhe trajtimin që duhet t’u bëhet.

Pothuajse të gjithë, madje edhe të miturit (pa lejen e prindërve), mund të konsiderohen si një burim potencial i informacionit, nëse mbikëqyrësit e miratojnë.

Udhëzimi këshillon agjentët të hetojnë informatorët e mundshëm dhe të mbledhin informacion që mund të përdoret për t’u bërë presion atyre që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Udhëzues i kushton një kapitull informatorëve emigrantë, duke specifikuar se agjentët nuk mund të punojnë me njerëz që nuk kanë status legal, kështu që para se të rekrutojnë një të huaj duhet të kontaktojnë me Shërbimin e Emigracionit dhe Kontrollit të Doganave (ICE).

Megjithatë, në bazë të udhëzimit, agjentët kanë urdhër të bashkëpunojnë me ICE për të gjetur të huajt e paligjshëm, kur ata nuk janë më të dobishëm për FBI-në.

“Në qoftë se nuk dihet vendndodhja e informatorit, agjenti i FBI duhet të punojë me ICE për ta gjetur”, thuhet në udhëzimin e klasifikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.