roze

Fushata e Victoria Beckham

Victoria Beckham është emëruar nga Kombet e Bashkuara si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2014, dhe tani shtëpia e saj e modës ka dizajnuar edhe bluzat që simbolizojnë Ditën Botërore të HIV-AIDS në 1 dhjetor, por jo vetëm.

Këto bluza kushtojnë vetëm 90 paund, një shifër e ulët kjo krahasuar me veshjet e tjera që mbajnë firmën e stilistes. Ish-vajza e grupit muzikor Spice Girl ka nisur edhe fushatën e saj sensibilizuese për të mbledhur fonde për nismat dhe organizatat bamirëse të mbështetura nga UNAIDS.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë për të luftuar HIV-AIDS. Mbështetja e madhe globale që kemi tashmë i ka dhënë rezultatet e saj. Shumë njerëz kanë mundur të nisin trajtimet dhe kanë parandaluar këtë virus. Por, sigurisht që ka ende shumë njerëz që janë lënë pas dore për shkak të pabarazive gjinore, stigmës së paragjykimeve  dhe diskriminimit. Ndaj ne duhet të punojmë akoma edhe me tepër”, tha Victoria.

Victoria Beckham njihet për filantropinë e saj dhe bamirësitë që bën. Gjithashtu ajo përfaqëson shembullin tipik të një vajze rebele në adoleshencë, por tani të përkushtuar pas fëmijëve, karrierës dhe sigurisht bashkëshortit të saj, David Beckham.

Në intervistat e saj të fundit ajo ka shprehur faktin se dashuria për futbollistin e mirënjohur nuk shteron , po përkundrazi rritet përditë edhe më tepër.

Dalja e tyre e fundit publike solli edhe njëherë ndërmend vitet kur çifti i famshëm dilte me veshje të kombinuara së bashku. Ata parakaluan në tapetin e “British Fashion Awards” të veshur me kostume të zeza, çka për bukuroshen Beckham përfaqëson traditën e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button