⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,168 ▲ +0.16% ETH $2,356 ▲ +0.39% XRP $1.3271 ▲ +0.48% SOL $102.2800 ▲ +1.11%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Fushata shtyn pushimet

Periudha zgjedhore, sipas operatorëve turistikë ka frenuar prenotimet e shqiptarëve për pushime jashtë vendit.“Në javën e fundit ka një ulje me 30-40 përqind, sidomos pas vendimit të fundit të qeverisë për ndërprerjen e pushimeve në aparatin shtetëror”, thotë Besnik Vathi, Operator Turistik.
Operatorët turistikë thonë se menjëherë pas 25 qershorit situata ndryshon.
“Ka një tendencë për shtyrje, nuk po themi që fluturimet e para zgjedhjeve ishin keq, por pas zgjedhjeve është plot deri në ditët e para të korrikut”, deklaron Agim Mehmet, Operator Turistik
Destinacioni kryesor më i kërkuar për shqiptarët mbetet Turqia, ndërsa pas saj Greqia.
“Edhe në 2017, Turqia vazhdon të jetë një ofertë e mirë krahasuar me destinacionet e tjera të Mesdheut po flasim për kualitetin e shërbimit dhe për sa para paguan për të”, shprehet Agim Mehmeti, Operator Turistik.
Operatorëtpërsërisin kërkesën për rishikimin e datës së votimeve në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që sezoni turistik të mos ndikohet nga efektet e periudhës zgjedhore.
“Qëkur dalin kalendarët, përgjithësisht evitohen periudhat zgjedhore nga turistët operatorët e huaj, kjo ka qenë arsyeja që kemi këmbëngulur që zgjedhjet të mos bëhen gjatë sezonit veror”, shprehet Besnik Vathi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.