☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,334 ▼0.27%
NASDAQ 26,211 ▼1.28%
NAFTA 101.13 ▼1.61%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,416 ▼ -0.12% ETH $2,328 ▲ +0.02% XRP $1.2916 ▼ -1.49% SOL $100.7700 ▲ +0.22%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Futsal, Champions League/ Tirana shkëlqen ndaj Cardiff, fiton 9-1 dhe është pranë kualifikimit

Tirana Futsal ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në UEFA Futsal Champions League 2026/27, duke mposhtur me rezultatin e thellë 9-1 Futsal Club Cardiff në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe me ritëm të lartë, duke siguruar tri pikë të tjera dhe duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

Tirana e nisi menjëherë në sulm dhe gjeti golin e parë që në minutën e parë me Maxharraj. I njëjti lojtar realizoi sërish në minutën e 8-të, ndërsa në minutën e 10-të ishte Muca që thelloi avantazhin.

Maxharraj kompletoi një paraqitje fantastike personale duke realizuar edhe tre herë të tjera, në minutat 11, 14 dhe 24, duke e çuar në pesë numrin e golave të tij në këtë sfidë.

Para fundit të pjesës së parë, Kelmendi në minutën e 16-të dhe Plaku në minutën e 19-të realizuan edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur fraksionin e parë me epërsi të thellë për Tiranën.

Në pjesën e dytë, Cardiff gjeti golin e vetëm me Jagpal në minutën e 26-të, por Tirana nuk e uli ritmin. Gjeci shënoi në minutën e 29-të, duke vulosur fitoren 9-1 të kampionëve shqiptarë.

Me këtë rezultat, Tirana Futsal ngjitet në vendin e parë të grupit me 6 pikë, pas dy fitoreve radhazi. Në ndeshjen tjetër të grupit, të zhvilluar sot, APOEL FC Nicosia mposhti Hjørring Futsal Klub me rezultatin 7-6.

Tirana Futsal do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit më 29 gusht, në orën 20:45, ndaj Hjørring Futsal Klub, në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Kampionët e Shqipërisë janë vetëm një hap larg sigurimit të vendit të parë, që do t’i kualifikonte në raundin kryesor të UEFA Futsal Champions League.

Renditja

1.Tirana Futsal 6 pikë

2.APOEL FC Nicosia 3 pikë

3.Hjørring Futsal Klub 3 pikë

4.Futsal Club Cardiff 0 pikë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.