roze

Shqipëria nuk shkon në finalen e “Eurovision”

Shqipëria nuk u kualifikua në natën finale të festivalit europian të këngës , “Eurovision”. Këngëtarja Eneda Tarifa prezantoi Shqipërinë me “Fairytale”, duke performuar e 17 në radhë. Performanca e saj u shoqërua me klipin prezantues, ku Eneda u shfaq së bashku me vajzën e saj.

Nata e dytë e gjysmëfinaleve u zhvilluar në “Globe Arena” në Stokholm të Suedisë.   18 shtete u përfaqësuan me këngëtarët e tyre, por vetëm 10 arritën të kapnin shansin për t’u ngjitur në skenën e finales.

Surprizat nuk do të mungojnë as në natën finale. Një nga emrat më të njohur të muzikës, Justin Timberlake, është i ftuari special, i cili do të performojë hitin e tij më të ri “Cant stop the feeling” në “Eurovision”. Kjo është hera e parë që një këngëtar, i cili vjen përtej oqeanit, do të ngjitet në skenën ku këndojnë artistët europianë, kjo falë gjurmëve të Timberlake në muzikë.

“E kam ndjekur festivalin dhe jam shumë i emocionuar që do të jem i pari amerikan jo pjesëmarrës në garë që performoj në “Eurovision”. Të gjithë e ndjekin këtë spektakël dhe prandaj jam kaq nervoz tani. Jam vërtetë i emocionuar!”, u shpreh Justin Timberlake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button