☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.95 ▲0.37%
ARI 4,691 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,170 ▲ +3.3% ETH $2,130 ▲ +4% XRP $1.3394 ▲ +2.96% SOL $81.9200 ▲ +2.15%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.95 ▲0.37 % ARI 4,691 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

G7 dhe mundësia e daljes së Britanisë nga BE

Në  ditën e fundit të takimit të G-7, udhëheqësit e ekonomive më të pasura të botës thanë se një vendim i mundshëm i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e muajit të ardhshëm, mund të ketë efekte katastrofike në ekonominë globale. Udhëheqësit e grupit thanë gjithashtu se rritja ekonomika globale është një “përparësi urgjente”.

Presidenti francez, François Hollande në mbyllje të takimit të G7 në Japoni shprehu shqetësimin e tij mbi mundësinë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Ka një rritje të rëndësishme ekonomike në Shtetete e Bashkuara, dhe një rritje që ka filluar sërish në Evropë. Por kemi një numër të caktuar vështirësish. Së pari, dobësia e ekonomive në zhvillim, edhe në qoftë se ritmi i rritjes së këtyre ekonomive vazhdon të jetë mbresëlënës. Problemi i dytë është luhatja e çrregullt e monedhave, dhe paqëndrueshmëria e tyre në tregjet e këmbimit. Dhe problemi i tretë që ka të bëjë me Evropën, është referendumi britanik dhe mundësia e daljes së Britanisë nga BE”.

Kjo çështje nuk ishte në axhendën zyrtare të takimit, por një temë për të cilën u shpreh shqetësim nga udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se ata që favorizojnë daljen e Britanisë nga BE-ja kanë një epërsi të vogël ndaj atyre që dëshirojnë qëndrimin në BE.

Udhëheqësit e grupit të shtatë ekonomive më të pasura thanë sot në mbyllje të takimit të tyre në Japoni se rritja globale është një “përparësi urgjente”.

“Pesimizmi nuk e zgjidh problemin. Si drejtues i këtij takimi, unë i kam përkushtuar kohën më të madhe diskutimit të çështjeve ekonomike. Ne nuk duhet të jemi pesimistë, por objektivë dhe të saktë në përceptimin e rreziqeve”, tha kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara publikuan një deklaratë të përbashkët përfundimtare që trajton çështjet me të cilat përballet ekonomia globale.

Në deklaratë i bëhet thirrje Koresë së Veriut të zbatojë rregullat e OKB-së dhe të ndërpresë të gjitha provat me armë bërthamore, raketa dhe “veprimet e tjera provokuese”.

Pa përmendur në mënyrë të drejtpërdrejt Kinën, në deklaratë thuhet se vendet e G-7ës premtojnë të japin ndihmën e tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore, ku Kina ka ndërtuar në mënyrë agresive ishuj artificialë, pavarësisht pretendimeve të vendeve fqinje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.