☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,656 ▼1.14%
DOW 51,889 ▼0.55%
NASDAQ 26,159 ▼2.07%
NAFTA 98.66 ▲2.24%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $80,965 ▼ -1.72% ETH $2,403 ▼ -1.72% XRP $1.2979 ▼ -3.32% SOL $103.1600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,889 ▼0.55 % NASDAQ 26,159 ▼2.07 % NAFTA 98.66 ▲2.24 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,656 ▼1.14 % DOW 51,889 ▼0.55 % NASDAQ 26,159 ▼2.07 % NAFTA 98.66 ▲2.24 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

GAP: Të hyrat e komunave nga tatimi në pronë u rritën 19% në 2025

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat e komunave nga tatimi në pronë, duke bërë të ditur se këto të hyra kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak.

Sipas GAP-it, të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19 për qind në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë euro.

“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”, thuhet në postimin e publikuar nga Instituti GAP.

Në njoftim thuhet se, krahasuar me vitin 2024, komunat me rritjen më të madhe përqindore të të hyrave nga tatimi në pronë gjatë vitit 2025 kanë qenë Podujeva, Suhareka, Viti, Istogu dhe Gjilani.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara, rëniet më të theksuara në këtë kategori të të hyrave janë shënuar në komunat Deçan, Kaçanik, Mamusha dhe Partesh.

Po ashtu, Instituti GAP ka theksuar se në periudhën 2022–2025, megjithëse në disa komuna janë vërejtur luhatje në inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë, disa komuna të tjera kanë arritur që gradualisht t’i dyfishojnë të hyrat nga kjo kategori brenda kësaj periudhe. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.