☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.80 ▲0.23%
ARI 4,658 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,814 ▲ +2.58% ETH $2,116 ▲ +2.82% XRP $1.3298 ▲ +1.33% SOL $81.8300 ▲ +1.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.80 ▲0.23 % ARI 4,658 ▼0.47 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.80 ▲0.23 % ARI 4,658 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

Gara në SHBA, shansi i fundit për rivalin e Clinton

Pretendenti demokrat për kandidaturën presidenciale, Berni Sanders, shpreson që të mbajë gjallë fushatën e tij duke arritur fitore të rëndësishme në Kentaki dhe Oregon.

Udhëheqësja e garës Hillari Clinton thuajse e ka të sigurt kandidaturën pasi ka një avantazh të madh ndaj Sanders, por matematika ende e mban në lojë senatorin e Vermontit.

Clinton ndërkohë ka zhvilluar një fushatë të fortë në Kentaki duke thënë se bashkëshorti i saj dhe ish-Presidenti Bill Clinton do të marrë përsipër përgjegjësinë për rivitalizimin e ekonomisë.

Sondazhet i japin dy pretendentët shumë pranë në të dy këto shtete, megjithëse fitoret eventuale të Sanders nuk do të bënin ndonjë ndryshim të madh, pasi Clinton ka 94% të delegatëve që i duhen për kandidimin.

Mediat amerikane thonë se ndaj Sanders po shtohet gjithnjë e më shumë presioni për të braktisur garën, pasi shumë brenda partisë e shohin garën si ndarëse dhe që nuk i shërben interesit të kësaj force politike, mbi të gjitha sepse Clinton thuajse e ka siguruar kandidaturën.

Por Sanders mendon se ka ende një mundësi për kandidaturën duke shpresuar që nuk do të lejojë Clinton të arrijë numrin e delegatëve për kandidimin automatik dhe të bëjë një përballje të fundit në konventën demokrate në Korrik.

Në krahun tjetër të spektrit politik, edhe republikanët votojnë në Oregon, por kjo garë tashmë bëhet vetëm sa për të respektuar rregullat, pasi Donald Trump është i vetëm në garë për shkak të tërheqjes së rivalëve të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.