Gara për drejtor policie në 4 qarqe, përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Ed
Komisioni i Posaçëm në Policinë e Shtetit, i ngritur për të vlerësuar kandidaturat që janë në garë për drejtor në disa drejtori vendore të policisë në vend, pas intervistimit, ka përmbyllur procesin e pikëzimit, duke bërë renditjen nga më i mirë te drejtuesi me më pak pikë.
I pari i renditur është Adriatik Tafçiu, aktualisht me pozicion këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në vijim renditen Ervin Hodaj, aktualisht i komanduar në Durrës, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 të mitur dhe largimit të Afrim Tafës.
I treti renditet drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, i komanduar pak ditë më parë, pas skandalit të shkarkimit të Elidon Çelës, me rastin e mosndërhyrjes së policisë në protestën në Zvërnec. Më tej renditen ish-drejtori i Dibrës, Artion Duka, dhe drejtori aktual i komanduar në Fier, Erion Ahmeti. Në garë janë edhe drejtues të tjerë, si Alket Shatro, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka, Hergis Jica. Lisata mbyllet me Alfred Nomanin.
1. Adriatik Tafçiu 86
2. Ervin Hodaj 85
3. Edvin Ndreu 84
4. Artion Duka 74.32
5. Erion Ahmeti 74.32
6. Arben Nasufi 74
7. Ylli Doda 74
8. Alket Shatro 74
9. Ermal Muçaj 73.32
10. Ardrit Elmazi 73.32
11. Ndue Doçi 73.32
12. Gjovalin Loka 73.32
13. Xhevahir Karaj 73
14. Dashamir Spaho 73
15. Hergis Jica 72.32
16. Lorenc Shehu 72
17. Lorenc Meta 72
18. Alfred Elezi 72
19. Arjanit Arapi 72
20. Erzen Cera 71
21. Alfred Nomani 71




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.