Kronika

Gara për Kryeprokuror/ Lulzim Alushaj merr mbështetje nga Parlamenti Italian

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, ka hyrë në fazën finale. Deri tani në sirtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kandidaturat e 4 personave, ku mes tyre spikat ajo e avokatit të njohur Lulzim Alushaj.

Ai ka një CV të shkëlqyer dhe është një nga pretendentët kryesor për këtë pozicion të rëndësishëm.  Alushaj rezulton i vetmi të ketë mbaruar doktoraturën në një vend të Bashkimit Europian, në radhët e sistemit të drejtësisë dhe ky është një avantazh në garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Por përveç shkollimit, Lulzim Alushaj gëzon mbështetje të fortë edhe nga faktori ndërkombëtar. Gazeta Shqip ka siguruar një letër referencë nga Presidentja e Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian, Znj. Francesca Businarolo.

Deputetja në fjalë, që është një nga zërat më të rëndësishëm politikës italian, i ka dërguar një letër vlerësimi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të integritetin e figurës së kandidatit, Lulzim Alushaj.

Znj. Businarolo tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka patur përgjatë disa viteve me Avokatin Lulzim Alushaj.

“Kemi patur mundësi të bashëpunojmë në përgatitjen e disa interpelancave parlamentare dhe kemi patur mundësi të krahasojmë legjislacionet e vendeve tona për sa i përket cështjeve juridike, jurisprudenciale, doktrinore, me kujdes të veçantë në konfliktet mbi kontratat që lidhen me tenderime ndërkombëtare.” – thuhet në letrën e deputetes italiane.

Zyrtarja e lartë italiane e mbyll letrën e dërguar në KLP në 25 prill 2019, me mbështetjen për Avokatin Alushaj.

“Kam ndjekur me kënaqësi të vecantë njohjen e tij të thelluar jo vetëm mbi sistemin shqiptar por edhe të sistemit italian cilësi që e bën atë një Jurist me vlera të larta.” – përfundon letra e znj. Businarolo.

Më poshtë letra e plotë e Presidentes së Komisionit të Drejtësisë në Parlamentin Italian:

Letra

Si do zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm?

Kandidatët që plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në disa kritere:

– vlerësimin profesional në fushën e drejtësisë penale;

– integritetin moral dhe profesional i kandidatit;

– aftësitë organizative dhe drejtuese;

– vlerësimin e elementëve plotësuese si titujt akademike, studime dhe trajnime jashtë vendit, njohja e gjuhëve të huaja.

Më pas, KLP i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm mes tre kandidatëve të renditur të parët në listë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet ai kandidat që merr votat e të paktën 84 deputetëve.

Ligji nuk kufizon numrin e votimeve që mund të ndërmarrë Kuvendi, por nëse ai nuk arrin ta zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button